katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Pishina e Gërmisë hapet më 8 korrik, vonesa “për shkak të thatësisë”
    11 hours ago
    Pas takimeve me komunitetet, Osmani pret Kusari – Lilën
    12 hours ago
    Danimarka merr presidencën e Bashkimit Evropian
    14 hours ago
    Belgjika njeh zyrtarisht atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova – një histori suksesi, nga shtet përfitues në një partner kontribues në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim
    9 hours ago
    Përurohen dy linja të reja direkte ajrore midis Kosovës dhe Francës
    11 hours ago
    16 deri në 18 orë fluturim pa zbritur në tokë, shpendi që gjendet edhe në Kosovë
    15 hours ago
    Kosovarët rrisin investimet në patundshmëri në Shqipëri
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova – një histori suksesi, nga shtet përfitues në një partner kontribues në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim
    9 hours ago
    ‘BTS’ konfirmon rikthimin me album dhe turne botëror
    10 hours ago
    Lewis Capaldi flet për rikthimin emocional në Glastonbury pas një pauze nga muzika
    15 hours ago
    Kompania e Musk po zhvillon një superkompjuter
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    4 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    5 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bumi i ri i AI-së në Kosovë, i shtyrë nga të rinjtë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
PeopleViral

Bumi i ri i AI-së në Kosovë, i shtyrë nga të rinjtë

Last updated: 17/08/2024 8:50 PM
165 Shikime
Shpërndaje

Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar tek inteligjenca artificiale (IA).

Nga Prishtina, ato bënë rrugën drejt Arlingtonit në Virxhinia pasi u pranuan në një program të Projektit të Studimeve Speciale Konkurruese (SCSP) për IA dhe Siguri Kombëtare.

Nga përdorimi i teknologjive të përditshme si softueri i IA-së, ChatGPT, ato kaluan në një ambient ku ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë për mënyrat se si IA-ja mund të integrohet në ushtri e misione për siguri kombëtare të një shteti.

Mundesh me e lexu edhe…

‘BTS’ konfirmon rikthimin me album dhe turne botëror

“Kam mësuar se dilema me IA-në është jo nëse duhet ta përdorim apo jo, por kur duhet ta përdorim. E kam parë që është e paevitueshme, është gjithkund. E kemi parë përdorimin e saj nga ushtritë në edukim, bujqësi, transport e shumëçka tjetër”, thotë prishtinasja Tola për Radion Evropa e Lirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bashkëmoshatarja e saj nga Prizreni, Cikaqi, thotë se ditët e para në SHBA i kanë dhënë asaj shumë mësime për mënyrat se si një shtet mund t’i përdorë teknologjitë e reja në të mirën e vet.

“Ambicia ime më e madhe është të kontribuoj në të mirën e vendit tim. Kështu që do të kthehem dhe jam e përkushtuar ta përdor edukimin dhe përvojën time për të sjellë ide të reja në Kosovë”, thotë Cikaqi.

Tola dhe Cikaqi po qëndrojnë në SHBA si pjesë e një bashkëpunimi të Institutit Rochester të Teknologjisë (RIT) në Kosovë (A.U.K) dhe SCSP-së për të ndihmuar studentët në Kosovë “të vetëdijesohen për epokën transformuese në ardhje të IA-së”.

Ky është viti i parë që studentë nga Kosova kanë pasur mundësinë të shkojnë në SHBA për të mësuar për IA-në dhe Cikaqi thotë se ka vërejtur shumë zhvillime teknologjike që do t’i shërbenin vendlindjes së saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vendi jonë përballet me kërcënime të sigurisë çdo ditë. Sa herë që mësoj për një sistem të sigurisë që po aplikohet ose do të aplikohet këtu, më shkon mendja te Kosova. Kemi nevojë për këto teknologji dhe e di që e kemi talentin e të rinjve për të punuar në këto projekte”, thotë Cikaqi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar edhe më parë lidhur me hovin e zhvillimit të kompanive të teknologjisë informative në Kosoë, që punësojnë kryesisht të rinj me paga dukshëm më të mëdha se paga mesatare në vend.

Pagat mesatare në sektorin e teknologjisë informative në Kosovë

Pagat në sektorin e teknologjisë informative janë ndjeshëm më të larta sesa pagat mesatare edhe në sektorin publik, edhe në atë privat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) thonë për REL-in se përparësi për Kosovën përbën popullsia e re, për shkak se ky sektor kudo në botë dominohet nga të rinjtë.

Kosova është shteti më popullsinë më të re në Evropë. Sipas të dhënave preliminare të regjistrimit të sivjetme të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mosha mesatare në Kosovë është 34.3 vjeç.

Megjithatë, ligjëruesja e lëndës IA dhe Politika në RIT Kosovo (A.U.K), Teuta Avdimetaj, tregon se për herë të parë në Kosovë, studentët filluan të mësojnë për IA-në vitin e kaluar, kur ajo nisi ligjërimin e lëndës IA dhe Politika.

“Është në të mirën e studentëve, veçanërisht tani që përdorimi i termit IA është përhapur gjerësisht. Megjithatë, ende nuk e dimë saktësisht çfarë ndikimi do të ketë, sa i shpejtë do të jetë zhvillimi dhe si mund të adaptohemi. Prandaj, lënda IA dhe Politika është një hyrje e rëndësishme në këtë fushë,” thotë Avdimetaj për REL-in.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur pa potencialin e nxënësve, ajo kërkoi bashkëpunim me SCSP-në dhe arriti një marrëveshje: projekti amerikan do të ndihmonte në strukturimin e një lënde tjetër – për IA-në dhe Sigurinë Kombëtare – do të ofronte praktikë për studentët dhe do të ndihmonte në organizimin e një konference rajonale.

“E kam parë të rëndësishme të shqyrtojmë se si mund të bashkëpunojmë, sepse IA-ja është një sfidë me të cilën do të përballemi. Por, sa të gatshëm do të jemi për të përfituar nga potenciali që ofron IA-ja, varet nga sa shumë punojmë në atë drejtim”, shton Avdimetaj, Drejtoreshë për Zhvillim në RIT Kosovo (A.U.K).

Ajo tregon se, si pjesë e programit të lëndës, studentët kanë projektuar metoda se si inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet në të mirë të sigurisë kombëtare të vendit, si për shembull në monitorimin e kufijve.

Ligjëruesi i kësaj lënde, Gent Carrabregu, thekson se, në rastin e Kosovës, kjo teknologji do të shërbente “veçanërisht për kufirin më të gjatë dhe më problematik nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, që është ai me Serbinë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Aftësitë parashikuese të inteligjencës artificiale janë sidomos të vyeshme për të identifikuar hallkat e dobëta në zinxhirin e sigurisë kombëtare përgjatë gjithë gjatësisë së kufijve të Republikës së Kosovës”, thotë ai për REL-in.

Por, sipas Carrabregut, nuk mjafton vetëm investimi në teknologji.

“Për të shfrytëzuar sa më mirë mundësitë që ofron ajo në fushën e sigurisë kombëtare duhet të investohet mençurisht në burime njerëzore, në burokraci dhe në infrastrukturë digjitale për përdorim dhe shfrytëzim të të dhënave”, shton ai.

Ndërkohë, Avdimetaj thekson se, në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, ka ende kërcënime të ndryshme dhe teknologjitë si IA mund të përdoren për t’i përshkallëzuar këto kërcënime.

Kosova, por edhe vendet e tjera të rajonit, kanë qenë disa herë edhe pre e sulmeve kibernetike. Vetëm në maj të këtij viti, shkaku i një sulmi të tillë, disa uebfaqe qeveritare të Kosovës ishin bllokuar. /Radio Evropa e Lirë /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:burim i riInteligjenca Artificialepeoplete rinjteTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Artistet nga Kosova do të prezantojnë artin e tyre në Festivalin e Filmit në Bernë
Artikulli i ardhshëm ‘Mural Fest’ vazhdon ta mbajë të hapur thirrjen për realizimin e një vepre artistike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Kosova – një histori suksesi, nga shtet përfitues në një partner kontribues në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim

13 Shikime
People

‘BTS’ konfirmon rikthimin me album dhe turne botëror

9 Shikime
People

Lewis Capaldi flet për rikthimin emocional në Glastonbury pas një pauze nga muzika

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?