Paratë nuk e blejnë lumturinë! Sipas një studimi në SHBA, është imazhi që krijohet tek të tjerët dhe veçanërisht respekti që ata inspirojnë kontribuojnë në mirëqenien tonë.
Njerëzit të cilët ndihen të admiruar dhe të respektuar nga personat rreth tyre kanë një ndjenjë të mirëqenies më të fortë se ata të cilët kanë të ardhura ekonomike të mëdha.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga hulumtuesit në psikologji sociale nga Universiteti i Berkeley, në Kaliforni. Ata kryen katër eksperimente, dy prej të cilëve shumë domethënëse. I pari konsistonte në analizimin e marrëdhënies ndërmjet statusit subjektiv të mirëqenies dhe statusit sociometrik, që do të thotë, imazhi që mund të ketë një individ nga një grup shoqëror. E dyta ishte të krahasonin shkallën e lumturisë personale ndaj statusit socio-ekonomik.
Rezultati: njerëzit të cilët kishin rezultate më të larta në statusin sociometrik rezultonin të ishin më të lumtur se ata që kishin të ardhura të larta. Pra statusi socio-ekonomik i një personi nuk është një faktor që ndikon në kënaqësinë e jetës.
- Advertisement -
Megjithatë, të pasurit një status të mirë sociometrik, të respektohesh nga miqtë e tu, nga kolegët apo fqinjët, të jep një ndjenjë të qëndrueshme të lumturisë dhe mirëqenies. Paratë nuk e blejnë lumturinë!