Chatbot i Anthropic, Claude AI, një rival i ChatGPT (Open AI), tani mund të kuptojë një libër të tërë të përbërë nga rreth 75,000 fjalë në vetëm disa sekonda.
Është një hap gjigant përpara për chatbot-et në një kohë kur bizneset po kërkojnë teknologji që mund të përpunojë shpejt sasi të mëdha informacioni, transmeton Telegrafi.
Që kur Open AI prezantoi ChatGPT, kompani si Bloomberg dhe JP Morgan Chase kanë kërkuar mënyra për të shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë së inteligjencës artificiale, për të kuptuar më mirë botën e financave.
Edhe pse ky proces u merr të paktën disa muaj, kompania Anthropic me chatbot-in e saj Claude AI mund ta reduktojë atë kohë në vetëm disa sekonda.
Në botën e kompjuterit, një tokenë është një fragment fjalësh që përdoret për të thjeshtuar përpunimin e të dhënave. /Katror.info
Përgatiti:
