Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi, me kusht që të vijë me një tarifë të konsiderueshme dhe minutazh të garantuar.
Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet e mundur.
Por, qëndrimi është bërë më fleksibël teksa afati kalimtar i transferimeve të janarit po afrohet drejt fundit.
Nëse kushtet e Chelseat nuk plotësohen, ka një shans të mirë që 22-vjeçari shqiptar të qëndrojë në klub dhe të largohet gjatë verës.
🚨 Chelsea are open to letting Armando Broja leave the club today on a straight loan, with a loan fee and game time assurance.
Wolves and Fulham are interested.
(Source: @David_Ornstein) #DeadlineDay pic.twitter.com/D8eFdFp5vo— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 1, 2024
Mediumi The Athletic raportoi të martën se Chelsea kishte refuzuar një qasje nga Wolverhampton Wanderers për yllin shqiptar, ndërsa Fulham është gjithashtu në mesin e ekipeve të interesuara.
Blutë e Londrës thuhet se i kanë vendosur edhe cmimin e huazimit prej gjashtë muajve Brojës, i cili ishte një zëvendësues i papërdorur në humbjen 4-1 të Chelseat ndaj Liverpooli mbrëmë.
Është gazetari Ben Jacobs, i cili raporton se Chelsea kërkon pesë milionë funte për huazimin prej gjashtë muajve të sulmuesit shqiptar dhe sot mund të ketë të reja në këtë drejtim./Katror.info