katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    11 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    11 hours ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    12 hours ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    11 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    12 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    16 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    13 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    12 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    12 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Cila është mosha e duhur për të pajisur fëmijën tuaj me telefon të mençur?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Cila është mosha e duhur për të pajisur fëmijën tuaj me telefon të mençur?

Last updated: 12/11/2022 8:15 AM
201 Shikime
Shpërndaje
Photo: BBC

Telefonat inteligjentë janë bërë pothuajse universalë tek fëmijët, me deri në 91% të 11-vjeçarëve që kanë një të tillë. Por a humbasin fëmijët pa telefon – apo kanë përfitime befasuese?

Është një dilemë shumë moderne. A duhet t’i jepni fëmijës tuaj një smartphone, apo t’i mbani larg pajisjeve sa më gjatë të jetë e mundur?

Si prind, do t’ju falet nëse e cilësoni një smartphone si një lloj kutie të Pandorës me aftësinë për të çliruar të gjitha të këqijat e botës në jetën e shëndetshme të fëmijës suaj. Me sa duket, edhe personalitetet e famshme nuk janë imun ndaj këtij problemi modern, me të cilin po përballen prindërit: Madonna ka thënë se është penduar që u ka blerë fëmijëve të saj telefona në moshën 13-vjeçare dhe theksoi se këtë nuk do ta bënte më, transmeton Katror.info një shkrim të BBC-së.

Mundesh me e lexu edhe…

Çanta e parë e Jane Birkin del në shitje në ankand

Nga ana tjetër, ju ndoshta keni vetë një telefon që e konsideroni si një mjet thelbësor për jetën e përditshme – nga emailet dhe blerjet në internet, te video thirrjet dhe albumet e fotografive familjare. Dhe nëse shokët e klasës dhe miqtë e fëmijës tuaj po pajisen të gjithë me telefona, a do të humbin fëmijët tuaj nëse nuk pajisen me një të tillë?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje mbi efektet afatgjata të telefonave inteligjentë dhe mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët, por kërkimet ekzistuese ofrojnë disa dëshmi për rreziqet dhe përfitimet e tyre kryesore.

Të dhënat nga Ofcom, rregullatorit të komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se shumica dërrmuese e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë një smartphone deri në moshën 11 vjeçare, me rritjen e pronësisë nga 44% në moshën nëntë vjeç në 91% në moshën 11 vjeç. Në SHBA, 37% e prindërve të fëmijëve nga 9 deri në 11 vjeç thonë se fëmija i tyre është i pajisur me telefon të mencur. Në një studim evropian në 19 vende, 80% e fëmijëve të moshës 9 deri në 16 vjeç raportuan se përdornin një smartphone për të hyrë në internet çdo ditë, ose pothuajse çdo ditë.

“Në kohën kur arrijmë te adoleshentët më të rritur, mbi 90% e fëmijëve kanë një telefon,” thotë Candice Odgers, profesoreshë e shkencës psikologjike në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, në SHBA.

Ndërsa një raport evropian për përdorimin e teknologjisë dixhitale midis fëmijëve nga lindja deri në tetë vjeç, zbuloi se kjo grupmoshë kishte “perceptim të kufizuar ose asnjë perceptim për rreziqet në internet”, kur bëhet fjalë për efektet e dëmshme të përdorimit të telefonave inteligjentë – dhe aplikacionet e mediave sociale të shkarkuara nëpërmjet tyre. – për fëmijët më të rritur, mungojnë dëshmitë e besueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Odgers analizoi gjashtë meta-analiza, duke parë lidhjen midis përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe studime të tjera në shkallë të gjerë dhe studime të ditarit të përditshëm. Ajo nuk gjeti asnjë lidhje të qëndrueshme midis përdorimit të teknologjisë së adoleshentëve dhe mirëqenies së tyre.

“Shumica e studimeve nuk gjejnë asnjë lidhje midis përdorimit të mediave sociale dhe shëndetit mendor,” thotë Odgers. Në studimet që gjetën një lidhje, përmasat e efekteve – pozitive dhe negative – ishin të vogla. “Zbulimi më i madh ishte me të vërtetë një shkëputje midis asaj që njerëzit besojnë, përfshirë vetë adoleshentët, dhe asaj që dëshmitë thonë në të vërtetë”.

Një rishikim tjetër, nga Amy Orben, një psikologe eksperimentale në Universitetin e Kembrixhit, gjithashtu mbeti një studim, i cili nuk gjeti dëshmi përfundimtare. Përderisa kishte një korrelacion të vogël negativ, mesatarisht, në të gjithë studimet e përfshira, Orben arriti në përfundimin se ishte e pamundur të zbulohej nëse teknologjia po shkakton rënien e mirëqenies ose anasjelltas – ose nëse faktorë të tjerë po ndikojnë në që të dy këto fusha.

Pjesa më e madhe e kërkimit në këtë fushë nuk është e një cilësie mjaft të lartë për të dhënë rezultate kuptimplota, vëren ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sigurisht, këto rezultate janë një mesatare. “Ka një ndryshim të madh të natyrshëm rreth atij ndikimi [në mirëqenien] që është gjetur në literaturën shkencore,” thotë Orben, dhe përvoja e adoleshentëve individualë do të varet nga rrethanat e tyre personale. “I vetmi person që vërtet mund ta gjykojë këtë janë shpesh njerëzit që janë më të afërt me ta,” shton ajo.

Në terma praktike, kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë thonë provat më të gjera, mund të ketë fëmijë që kanë vështirësi si rezultat i përdorimit të mediave sociale ose aplikacioneve të caktuara – dhe është e rëndësishme që prindërit të jenë të përshtatur me këtë dhe të ofrojnë mbështetje.

Telefonat inteligjentë janë ende një teknologji relativisht e re për sa i përket të kuptuarit të efekteve afatgjata, por provat në zhvillim kanë zbuluar disa faktorë të rëndësishëm për grupmoshat e ndryshme:

– Fëmijët nga lindja deri në tetë vjeç kanë “perceptim të kufizuar ose nuk kuptojnë aspak rreziqet në internet”, kur bëhet fjalë për përdorimin e telefonave inteligjentë dhe aplikacioneve të mediave sociale, tregoi një studim evropian në shtatë vende.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

– Prindërit kanë një ndikim të fuqishëm si modele: fëmijët shpesh pasqyrojnë përdorimin e smartfonëve të prindërve të tyre, zbuloi i njëjti studim.

– Adoleshentët mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj reagimeve të mediave sociale. Disa ndryshime zhvillimore gjatë adoleshencës mund të nënkuptojnë se të rinjtë bëhen më të ndjeshëm ndaj statusit dhe marrëdhënieve shoqërore, gjë që nga ana tjetër mund ta bëjë përdorimin e mediave sociale më stresues për ta.

– Ekspertët thonë se komunikimi dhe çiltërsia janë thelbësore kur bëhet fjalë për mënyrën se si prindërit e trajtojnë përdorimin e smartfonëve të të rinjve, duke përfshirë edhe bisedat për atë sa cfare po kërkojnë dhe po shohin ata në internet.

Në fakt, ndërsa telefonat inteligjentë shpesh fajësohen për fëmijët që kalojnë më pak kohë jashtë shtëpisë, një studim danez i 11 deri në 15-vjeçarëve gjeti disa prova se telefonat në fakt u japin fëmijëve lëvizshmëri të pavarur, duke rritur ndjenjën e sigurisë së prindërve dhe duke ndihmuar në navigimin në mjedise të panjohura. Fëmijët thanë se telefonat e kanë përmirësuar përvojën e tyre jashtë, duke dëgjuar muzikë dhe duke mbajtur kontakte me prindërit dhe miqtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sigurisht, aftësia për të qenë në komunikim pothuajse të vazhdueshëm me bashkëmoshatarët nuk vjen pa rreziqe.

“Unë mendoj se telefoni ka qenë një zbulim fantastik i asaj që ishte gjithmonë një nevojë e paplotësuar nga ana e të rinjve,” thotë Sonia Livingstone, profesore e psikologjisë sociale në London School of Economics.

Në fakt, në një punim të botuar në fillim të këtij viti, Orben dhe kolegët gjetën “dritare të ndjeshmërisë zhvillimore” – ku përdorimi i mediave sociale shoqërohet me një periudhë të mëvonshme të kënaqësisë më të ulët të jetës – në mosha specifike gjatë adoleshencës.

Duke analizuar të dhënat nga mbi 17,000 pjesëmarrës të moshës midis 10 dhe 21 vjeç, studiuesit zbuluan se përdorimi më i madh i mediave sociale në moshën 11 deri në 13 vjeç për vajzat dhe 14 deri në 15 vjeç për djemtë, ka ndikuar në kënaqësi më të ulët të jetës një vit më vonë. E kundërta ishte gjithashtu e vërtetë: përdorimi më i vogël  i mediave sociale në këtë moshë, ndikoi në kënaqësi më të lartë të jetës vitin e ardhshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo përputhet me faktin se vajzat kalojnë pubertetin më herët se djemtë, thonë studiuesit, megjithëse nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se ky është shkaku i ndryshimit në kohë. Një tjetër dritare u shfaq në moshën 19-vjeçare për pjesëmarrësit meshkuj dhe femra, pra rreth moshës kur shumë adoleshentë largohen nga shtëpia.

Gjatë viteve të adoleshencës, për shembull, truri ndryshon masivisht dhe kjo mund të ndikojë në mënyrën se si veprojnë dhe ndihen të rinjtë – duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve shoqërore dhe statusit.

“Të jesh adoleshent është një kohë e madhe e zhvillimit,” thotë Orben. “Ju jeni shumë më i ndikuar nga bashkëmoshatarët tuaj, jeni shumë më i interesuar për atë se cfarë mendojnë të tjerët për ju. Dhe dizajni i mediave sociale – mënyra se si ofron kontakte sociale dhe reagime për, pak a shumë, një klikim të një butoni – mund të jetë më stresues në momente të caktuara.”

Përveç moshës, faktorë të tjerë mund të ndikojnë në ndikimin e mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët – por studiuesit sapo kanë filluar të eksplorojnë këto dallime individuale. “Kjo është me të vërtetë një fushë thelbësore e kërkimit tani,” thotë Orben. “Do të ketë njerëz që ndikohen më shumë negativisht ose pozitivisht në periudha të ndryshme kohore. Kjo mund të jetë për shkak të mënyrave të ndryshme jetesës, kalimit të zhvillimit në pika të ndryshme, ata mund të përdorin mediat sociale ndryshe. Ne me të vërtetë duhet t’i ndajmë ato gjëra.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa hulumtimet mund tu ofrojnë familjeve udhëzime gjatë vendimmarrjes nëse do t’i blejnë fëmijës së tyre një smartphone, ato megjithatëi nuk mund të ofrojnë përgjigje specifike për pyetjen “kur?”.

Për shumë prindër, blerja e një telefoni për një fëmijë është një vendim praktik. “Në shumë raste, prindërit janë ata që duan që fëmijët më të vegjël të kenë telefona në mënyrë që të mbajnë kontakte gjatë gjithë ditës”, thotë Odgers.

Blerja e telefonit të mencur mund të shihet gjithashtu si një moment historik në rrugën drejt moshës madhore. “Unë mendoj se për fëmijët kjo u jep atyre një ndjenjë pavarësie dhe përgjegjësie,” thotë Anja Stevic, studiuese në departamentin e komunikimit në Universitetin e Vjenës. “Kjo është padyshim diçka që prindërit duhet ta marrin parasysh: a janë fëmijët e tyre në një fazë ku ata janë mjaftueshëm përgjegjës për të pasur pajisjen e tyre?”

Një faktor që prindërit nuk duhet të anashkalojnë është se sa rehat ndihen kur fëmija i tyre ka një smartphone. Në një studim nga Stevic dhe kolegët, kur prindërit ndjenë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit inteligjent të fëmijëve të tyre, si prindërit ashtu, edhe fëmijët raportuan më shumë grindje për pajisjen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sidoqoftë, ia vlen të kujtohet se të kesh një smartphone nuk nën kupton se duhet të hapën portat për të shkarkuar çdo aplikacion ose lojë të disponueshme. “Unë po dëgjoj gjithnjë e më shumë, kur intervistoj fëmijët, se prindërit po u japin atyre telefonin, por po paraqesin kërkesa për të kontrolluar dhe diskutuar se cilat aplikacione shkarkojnë, dhe mendoj se kjo është ndoshta një gjë shumë e mençur,” thotë Livingstone.

Prindërit, për shembull, mund të kalojnë kohë duke luajtur lojëra me fëmijët për t’u siguruar që ata janë të kënaqur me përmbajtjen ose të ndajnë ca kohë, për të diskutuar së bashku për përmbajtjen e telefonit.

Kur vendosni rregullat e shtëpisë për përdorimin e telefonit inteligjent – ​​siç është mosmbajtja e telefonit në dhomën e gjumit të një fëmije gjatë natës – prindërit duhet gjithashtu të bëjnë një vlerësim të sinqertë edhe sa i përket përdorimit të smartfonit nga ana e tyre.

“Fëmijët e urrejnë hipokrizinë”, thotë Livingstone. “Ata e urrejnë ndjenjën se po i flasin për diçka që bëjnë prindërit e tyre, si përdorimi i telefonit gjatë vakteve ose që mos të shkojnë në shtrat me telefon.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe fëmijët shumë më të vegjël mësojnë nga përdorimi i telefonit nga ana e të prindërve të tyre. Një raport evropian për përdorimin e teknologjisë dixhitale midis fëmijëve nga lindja deri në tetë vjeç zbuloi se kjo grupmoshë kishte pak ose aspak vetëdije për rreziqet, por që fëmijët shpesh pasqyronin përdorimin e teknologjisë nga prindërit e tyre. Disa prindër madje zbuluan gjatë studimit se fëmijët i dinin fjalëkalimet e pajisjes së tyre dhe se mund t’i qasen në mënyrë të pavarur telefonave të tyre.

Në fund të fundit, se kur është koha më e përshtatshme për ti blerë fëmijës telefonin e mencur, kjo varet nga vendimi vlerësues i prindit. Për disa, vendimi i duhur do të jetë të mos blejnë një – dhe, me pak kreativitet, fëmijët që nuk posedojnë smartfon, nuk humbin asgjë.

“Fëmijët që janë mjaft të sigurt dhe të shoqërueshëm do të gjejnë zgjidhje dhe do të jenë pjesë e grupit,” thotë Livingstone. “Në fund të fundit, jeta e tyre sociale është kryesisht në shkollë, ata e shohin njëri-tjetrin edhe ashtu për çdo ditë”.

Në të vërtetë, të mësuarit për tu përballur me frikën se po humb ndonjë gjë, për shkak se nuk posedon smartfon, mund të dëshmohet si një leksion i dobishëm për adoleshentët më të moshuar, në momentin kur nuk janë më të kufizuar dhe blejnë smartfon dhe kur duhet të mësohen se si të vendosin kufizime.

“Problemi me frikën se po humb ndonjë gjë, është se ajo është gjithmonë e pranishme, prandaj të gjithë duhet të mësojnë të tërheqin një vijë diku. Përndryshe do të përfundosh duke qëndruar 24 orë gjatë gjithë javës në telefon”, thotë Livingston./Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Këtë javë priten reshje të mëdha shiu në Kosovë
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Kosovë, Shqipëri e Kroaci
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Për mediat në Kosovë – jetik Fondi Ndërkombëtar për Mediat e Interesit Publik
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Bulc: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
TAGGED:fëmijëtLifestyleTelefonat celularetop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm A është universi një hologram?
Artikulli i ardhshëm Samsung thyen rekordin e rrjetit 5G
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Zgjimi i hershëm nga gjumi ul rrezikun nga sëmundjet e rënda

11 Shikime
Life Style

Çfarë duhet të dini nëse ndiheni gjithmonë të lodhur gjatë temperaturave të larta?

12 Shikime
Life Style

Zbuloni ushqimet që duhet të evitoni në plazh për të ruajtur shëndetin

Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?