Një treshe pasaportash aziatike qëndron në vend të parë përsa i përket mundësisë për të udhëtuar dhe numrit të destinacioneve, referuar raportit të firmës këshilluese globale për nënshtetësitë dhe leje-qëndrimin, Henley & Partners.
Japonia renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe Koreja e Jugut, duke u ofruar qytetarëve akses në 193 destinacione në mbarë botën.
Pasaportat më të mira për t’u mbajtur:
1. Japoni (193 destinacione)
2. Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
3. Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
4. Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
5. Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
6. Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëri e Bashkuar (187 destinacione)
7. Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegji, Zvicër, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)
8. Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione)
9. Hungari (183 destinacione)
10. Lituani, Poloni, Sllovaki (182 destinacione)
Shqipëria renditet në vendin 53 me 115 destinacione në total.