Cillian Murphy është në garë për rolin e James Bond-it të ardhshëm. Ylli i nominuar për Oscar ka tërhequr vëmendjen e shefave të James Bond pas rolit të tij të vlerësuar në Oppenheimer.
Sipas Sun, Cilian Murphy është ajka e Hollivudit për momentin dhe ky do të ishte roli perfekt për të. Kjo është një mënyrë për të ngritur ekskluzivitetin e Bond, me një aktor në krye të lojës së tij.
DailyMail raporton, nga ana tjetër, se producentja përgjegjëse për filmin, Barbara Broccoli, po e vëzhgon prej vitesh Cillian.
Megjithatë, ka ende shumë kohë që ajo të vendosë, pasi puna për filmin e 26-të të Bond thuhet se do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm.
Murphy është nominuar për një Oscar për interpretimin e tij në Oppenheimer në kategorinë e aktorit më të mirë. Ai gjithashtu fitoi disa vlerësime në sezonin e çmimeve duke përfshirë Sag Awards, BAFTA dhe Golden Globes./Katror.info