Thuajse gjysma e ditëve të magjishme të DokuFestit kanë kaluar ndërsa ende shumë aktivitete e aventura ju presin në ditët na vazhdim.
Sot në Dokufest dita nisi në orën 10:30 me kategorinë, “International Feature Doxat
DokuKino”, një panoramë e veprimtarisë njerëzore.
Pastaj në orën 10:30, vazhdoi me “ARchipelago Walking Tour” dhe “Shëtitje me guidë nga Shtëpia Shani Efendi”. Do të prezantohet Lumbardhi_Arkivi Publik – Naci & Nafis, Lokvica, Koleksioni, në kontekst të Arkipelagut.
“Në 12:30 keni opsion të zgjidhni mes “Human Rights Dox” në DokuKino dhe 1974: Then is Now, në Lumbardhi Indoor.
Filmat e metrazhit të shkurtër dhe dokumentar, në orën 15:00 mund t’i gjeni gjatë “International
Short Dox” në DokuKino ose “International Shortsat” tek Lumbardhi Indoor.
Nese je i/e interesuar për filmat e shkurtër dhe si prodhohen ata, në DokuTalks bashkohuni në bisedën “Filmi i shkurtër dhe publiku i tij” në Shani Efendi ora 17:00.
“Aferwar” është xhirar mbi 15 vjet, ndërkaq rreth tij mund të dëgjoni nëse marrë pjesë në një Masterclass me regjisoren Birgitte Stærmose në orën 17:00 në DeStill Café.
Në orën 18:00 mund të vizitoni ekspozitën “Historitë që tregojmë” në Shani Efendi.
Një portret poetik të ruajtjes bashkëkohore të jetës së egër, në orën 19:30 mund ta gjeni tek Green Dox në DokuKino.
Në orën 20:00, tek Bahçja Lumbardhi, “Ansambli Eksperimental Lumbardhi” do të sjellë shprehje të reja zanore që do tës hoqërojnë filmin dokumentar “The Wrestlers”. Përndryshe, “Pleasure Heads Must Burn: Films On Music” do të luhet në Sonar Cinema, njëkohësisht.
Në orën 20:30 shijoni programin special “New Wave” në Kino Lumior, ndërkaq në Lunar
Kinema shfaqet filmi i veçantë ukrainas “A Bit of Stranger”.
Në orën 22:00, ju pret një natë e paharrueshme me producentja e muzikës elektronike, Actress, në Lumbardhi Bahçe!
Nata mbyllet në orën 22:30 me “Forest of Frames” në Kino Lumi ose Green Dox në
Kinema Lunar”, thuhet në njoftimin e DokuFest.
Agjendën e plotë mund ta gjeni në faqen e internetit të DokuFest. /Katror.info