Këngëtari Ed Sheeran ka xhiruar fshehurazi një video të re muzikore në një plazh në qarkun e tij të Suffolkut, duke i “mashtruar” banorët vendas me njoftimin se është duke xhiruar një reklamë për ushqim të peshkut.
“Mashtrimi” u zbulua, pasi që njerëzit e panë atë duke filmuar në Lowestoft të mërkurën.
Fotografi Matt Goddard i tha ITV News se njerëzit vunë re automjetet e ekuipazhit të xhirimit dhe pjesëtarët e sigurisë që u shfaqën të martën mbrëma.
Por kur ata pyetën se çfarë po ndodhte, ata u përgjigjen se në plazh është duke u xhiruar një reklamë për ushqim të peshkut.
Zoti Goddard, 44 vjeç, nga Gunton Cliff, tha se një numër edhe më i madh i automjeteve u shfaqën rreth orës 5 të mëngjesit të ardhshëm.
Sheeran më vonë postoi një video në Instagramin e tij, të xhiruar në plazh, duke thënë se Shivers kishte arritur një miliardë transmetime në Spotify dhe se ai do të shihte fansat e tij vitin e ardhshëm me një album të ri.
“Sapo u ngritëm rreth orës 7 të mëngjesit dhe dolëm për të shëtitur qenin, u kthyem dhe u ulëm para shtëpisë sonë, duke përcjellë se çfarë po ndodhte,” tha Goodard.
“Kishte aty disa makina të bukura dhe më pas pamë që u shfaq një person, të cilin djali im e njohu si ‘Security Kev’, që është pjesë e ekipit të sigurisë së Ed Sheeran.
“Disa minuta më vonë Ed hipi në një Fiat të vogël. Ishte qesharake: Aty kishte dy Bentley shumë të bukur dhe më pas ai u shfaq me një Fiat të vogël.”
Zoti Goddard, i cili drejton Picture Studios Lowestoft, tha se Sheeran erdhi direkt tek ai dhe djali i tij 16-vjeçar, Kaspar.
“Djali im ishte shumë i përhumbur, pasi është pak adhurues i Ed Sheehan-it”, tha ai. “Ne e kemi parë atë në koncert disa vite më parë, por kurrë nuk menduam se do ta shihnim para shtëpisë sonë”.
“Pasi na u afrua, ishte shumë miqësor dhe me kënaqësi bëri një foto me ne.
“Ai mori telefonin e djalit tim, bëri një bisedë dhe bëri një foto me të, dhe me mua gjithashtu. Ai na kërkoi të heshtnim, gjë që e bëmë.”
Goddard tha se as ai, e as djali i tij nuk e zbuluan fshehtësinë, deri në momentin kur të tjerët filluan të ngarkojnë fotografi të Edit dhe ekipit të tij në Facebook./Katror.info