Vjeshta është sezoni kur këngëtarët bëhen gati t’i plasojnë projektet e tyre muzikore, pas përfundimit të turneve verore.
Diçka të re duket se po përgatit edhe këngëtarja me prejardhje kosovare por që jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana.
Këtë e ka konfirmuar vetë ajo me një koleksion fotografish nga studioja, në rrjetin e saj social Instagram, me mbishkrimin, “S’kam internet, jam duke përgatitur një kangë”.
Duket se kënga do të vijë me video-klip të realizuar në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Loredana është këngëtare që vepron në tregun muzikor evropian, por që këtë verë e pati një bashkëpunim të suksesshëm me reperin nga Shqipëria, Noizy. Kënga me videoklip deri më tani ka marrë më shumë se 38.800.000 klikime në YouTube.