Në raportin e fundit të çmimeve, thuhet se ajo e naftës në Kosovë, kanë rënë në nivelin e para pesë viteve, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.Ai u shpreh se tashmë ky sektor është drejt normalizimit, duke shtuar se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha ai.
Siç thotë Berjani, pas lirimit të naftës tani duhet të lirohen edhe çmimet nëpër markete.“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por ata janë duke u sherby me çmime më të lira në regjion perveç Maqedonisë Veriore e cila e ka Dizelin më te ulët se ne për 0.10 cent, arsyeja sepse ka akcizën më të ulët për 0.20 cent. Ndërsa Benzina atje është më e lartë”, u shpreh Berjani./Katror.info