Inovacioni që e bëri kiminë të duket si magji është shpërblyer me Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2025. Fituesit Richard Robson, Omar Yaghi dhe Susumu Kitagawa u vlerësuan për zhvillimin e kornizave metal–organike (MOFs) — materiale revolucionare që mund të ruajnë kimikate dhe gazra në hapësira jashtëzakonisht të vogla
Një anëtar i Komitetit Nobel e krahasoi zbulimin me çantën e Hermiones nga “Harry Potter”, e cila mund të mbante pafund sende pa ndryshuar formën.
“Sasia e vogël e këtij materiali është si çanta e Hermiones – mund të ruajë sasi të mëdha gazi në një vëllim të vogël,” tha Heiner Linke, kryetar i Komitetit për Kimi, shkruan Good News Network, transmeton Katror.info.
MOF-et, të përbëra nga jone metali dhe molekula me bazë karboni, kanë një strukturë të ngjashme me kristalet, me hapësira të imta që mund të përshtaten për qëllime të ndryshme — nga mbledhja e ujit në ajrin e shkretëtirës, te kapja e CO₂ dhe gazrave toksikë.
“Një material poroz sa një kub sheqeri mund të ketë sipërfaqe sa një fushë futbolli,” theksoi raporti i Reuters.
Këto materiale mund të përdoren gjithashtu për filtrimin e kimikateve të dëmshme PFAS ose në bateritë e gjeneratës së ardhshme.
Tre shkencëtarët nga Universiteti i Kiotos, Oxford dhe Melbourne do ta ndajnë shpërblimin prej 11 milionë kronash suedeze në mënyrë të barabartë. /Katror.info
Burimi: Good News Network
Përshtati dhe përktheu: Katror.info