Pas një pauze dy vjeçare, aroma e kafes dhe çajit po rikthehet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Javën tjetër, për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, kryeqyteti do ta mirëpres edicionin e 6-të të këtij festivali.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet të martën më 11 tetor dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 21:00.
Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e pesë brendeve të reja (kafes dhe çajit), duke dërguar si asnjëherë më parë në 30 numrin e brendeve pjesëmarrëse.
Për dispononimin dhe argëtimin e vizitorëve, do të ketë performanca të solo këngetarëve, si dhe DJ-ve të njohur vendorë.
Ruaj datat, thirre shoqninë e pini kafe/çaj së bashku midis Prishtine.