Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin për të ardhmen e tij pas largimit nga Manchester United.
Në fakt ylli portugez ka shkëputur me marrëveshje kontratën me Djajtë e Kuq dy javë më herët dhe aktualisht po vazhdon rrugëtimin drejt Kupës së Botës me Portugalinë.
Por Ronaldo ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ka zgjedhur klubin e ri, klub që nuk është fare në Evropë, shkruan Telegrafi.
Gazeta e madhe spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar se gjithçka është mbyllur dhe se Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin arab Al-Nassr ku do t’i bashkohet nga 1 janari.
Nga kontrata me Al-Nassr Ronaldo nuk do të përfitojë vetë pagën, por edhe të ardhura të tjera majme nga kontrata sponsorizuese, që do ta bëjmë sportistin më të paguar në botë.
Shuma totale që Ronaldo për një sezon te Al-Nasr do të shkojë afër 200 milionë euro nga kontrata me klubin dhe kontrata të tjera sponzorizuese.