Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka arritur të pozicionohet në vendin e shtatë në Kampionatin Boteror në Saalbach, Austri.
Shqipëria përfaqësohet nga dy sportistë në këtë Botëror, ku veç Colturit do të garojë edhe Denni Xhepa.
Colturi bëri një garë të madhe në Slalomin Gjigand në Austri në atë që ishte debutimi i saj në Kupën e Botës.
Vlen të theksohet se Lara garoi edhe pse ishte me virozë dhe kishte edhe temperaturë.
Colturi e mbylli provën e parë në vendin e nëntë me kohën 1:12.92. Provën e dytë ajo e mbylli për 1:13.29, në vendin e 10.
Me kohën e përgjithshme 2:26.21, Lara u rendit në vendin e shtatë.
Pavarësisht se nuk siguroi një medalje, vendi i shtatë është një arritje e madhe për Colturin, e cila është në një moshë fare të re (18 vjeçe), por me potencial të jashtëzakonshëm në ski.
Federica Brignone e Italisë fitoi Sllallomin Gjigand për femra në Kampionatin Botëror të Skive në Saalbach. Argjendi shkoi për Alice Robinson, teksa bronzi për amerikanen Paula Moltzan.
Lara do të jetë sërish në garim të shtunën (15 shkurt), teksa një ditë më herët, të premten (14 shkurt), do të jetë radha e Xhepës për të garuar.
Kampionati Botëror i Skive Alpine 2025 është edicioni i 48-të i ngjarjes, organizuar nga FIS, Federata Ndërkombëtare e Skive dhe Snowboard-it.
Ato zhvillohen në Saalbach, Austri, nga 4 deri më 16 shkurt dhe përfshijnë njëmbëdhjetë ngjarje: pesë për meshkuj, pesë për femra dhe një të përzier.
Një ngjarje që bie në kulmin e një sezoni emocionues, i cili do të mbyllet në mars me finalet e Kupës së Botës./Katror.info