Këngëtarja kosovare Dhurata Dora ka bërë të ditur se i është publikuar edhe një projekt i ri muzikor me artistë të huaj.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka thënë se kënga në fjalë është “Kef Halak” dhe është publikuar sot.
“Kef Halak” është bashkëpunim me artisten Cristina Stefania.
Kujtojmë se Dora është mjaft e pranishme në tregun kosovare, ku vetëm këtë verë solli 5 këngë brenda një projekti me Yll Limanin, ndërsa ajo shpeshherë ka pasur shpërthime dëgjimesh edhe në tregun ndërkombëtar. /Katror.info