katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Diaspora dërgoi mbi 1 miliard euro remitanca deri në shtator
    2 hours ago
    Arsyet se pse finlandezët janë kombi më i lumtur
    1 day ago
    4 pemë për banor, Shqipëria shton sipërfaqet me ullinj
    2 days ago
    Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    5 fakte për “Smoke on the Water” nga Deep Purple
    1 day ago
    Kënga e re e Taylor Swift mund të shpëtojë jetë njerëzish
    2 hours ago
    “Eras Tour” i Taylor Swift është turneu i parë që arrin të grumbullojë mbi 1 miliard dollarë!
    12 hours ago
    Konfirmuan lidhjen e tyre, kush është i dashuri i ri i Selena Gomez, Benny Blanco?
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Nëse doni diçka ndryshe: Pesë alternativat më të mira për YouTube
    1 day ago
    SHBA-ja do të shfrytëzojë Roadrunner, shkatërrues i dronëve dhe raketave që mund të drejtohet nga AI
    2 days ago
    Kjo është videoja më e shikuar në TikTok për 2023
    3 days ago
    Pas lansimit të Gemini-t, aksionet e Google u rritën me më shumë se 5%
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Koha që ju duhet për t’ju marrë gjumi, tregon gjendjen tuaj shëndetësore
    3 days ago
    Revista amerikane “Scottsdale” i kushton artikull restorantit tradicional shqiptar në ShBA, “Toka Cafe & Grill”
    3 days ago
    Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
    5 days ago
    Dita Botërore e Kafes Turke, “sekreti” qëndron te zierja
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    4 months ago
    Postimet e fundit
    Saranda, një nga 15 tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Evropë
    15 hours ago
    Lapland: Një vend që të gjithë duan ta vizitojnë në dhjetor
    1 day ago
    5 qytetet ku njerëzit pasurohen shpejt
    3 days ago
    Lisbona, një nga destinacionet më të lira në Evropë, sapo është shpallur kryeqyteti i inovacionit
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dhuruesit që shpëtojnë jetë, aktivizmi i vullnetarëve të Transfuzionit të Gjakut
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Dhuruesit që shpëtojnë jetë, aktivizmi i vullnetarëve të Transfuzionit të Gjakut
Lajme të mira

Dhuruesit që shpëtojnë jetë, aktivizmi i vullnetarëve të Transfuzionit të Gjakut

Last updated: 23/06/2023 12:30 PM
239 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

Çdo katër muaj, Fatmir Gërguri ngjet shkallët drejt një prej institucioneve më humane të shëndetësisë. Pritet në mënyrën më të mire të mundshme, për shkak se ai tashmë është bërë pjesë e familjes së madhe të dhuruesve të gjakut.  

Katrori i Lajmeve te Mira

Për herë të pare në jetën e tij, inxhineri i xehtarisë iu kishte nënshtruar procedurave mjekësore në vitin 1986. Ndërkaq prej vitit 2011 ai është dhurues i rregullt në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Ky akt human e ka bërë që përveç stafit mjekësor, të lidhet shumë edhe me familjet nevojtare për gjak. Madje me disa prej tyre ka krijuar edhe kujtime të cilat e dëshmojnë aktivizmin e tij.

- ADVERTISEMENT -

Mundesh me e lexu edhe…

Arsyet se pse finlandezët janë kombi më i lumtur

“Njoh njerëzit dhe familjet ku po aty ku kam dhuruar gjak janë bërë jashtëzakonisht mirë. Jam falenderues edhe prej vetes edhe prej Zotit Nëse edhe një pikë nga gjaku im s’ka shkuar drejtpërdrejt aty, qëllimi im është arritur dhe (pacienti/ja) është bërë mirë. Pacientët në çdo rast kanë pasur sukses”, thotë për Katror Gërguri.

Sipas organizatave për mbrojtjen e shëndetit, në nga përfitimet që ka dhuruesi i rregullt i gjakut konsiderohet ndikimi lehtësues në sëmundjet e arterieve koronare.Të gjithë personat nga mosha 18-65 që gëzojnë shëndet të plotë mund të dhurojnë gjak të paktën dy herë në vit.

 E Fatmiri, përveç se e bën vetë, këtë bujari e humanitet të dhurimit të gjakut e reflektoi jo veç në mobilizim me kolegët e tij të punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), por edhe te familjarët.

“Me vëllain pothuajse jemi në gjeneratë, është nënkolonel i FSK-së dhe është dhurues i rregullt i gjakut. Faleminderit prej fëmijëve edhe ata na kanë trashëgua dhe unë e tre fëmijët e tjerë japim gjak, vajza e madhe edhe dy djemtë. Vajzën e vogël e kemi në prag edhe ajo sigurisht fillon me dhanë por ende s’i ka 18 vjet. Më pastaj dhurojnë edhe dy vajzat e vëllait, djali tjetër i vëllait, kështu që e kemi traditë të krijuar tashmë në familje”, tregon tutje dhuruesi disa vjeçar i gjakut.

- ADVERTISEMENT -

Por, përtej rastit të Fatmirit, ka edhe dhurues të ri, të cilët e nisin një rrugëtim të ri humanitar.

“(Kjo është) hera e parë pas shumë viteve. Më herët, para shumë viteve pata dhuru një herë. Por, pas shumë viteve vendosa edhe unë me fillu me dhuru gjak. Ndoshta pikënisja ka qenë si akt human, për ata njerëz që kanë nevojë në raste të caktuara deri te shpëtimi i jetës apo momenteve të caktuara. Me alpinizëm jemi në një grup, qe 10 vite merrem me hiking. Mendoj që njerëzit që e kanë shëndetin në rregull e mirë, duhet me dhuru gjak se edhe për shëndetin e tyre thonë që është mirë. Kështu që jam shumë e lumtur, po ndjehem mirë që dhurova edhe do të vazhdoj tash e tutje”, shprehet Bunjaku.

Përafërsisht Kosova brenda një viti ka nevojë për rreth 30 mijë doza të gjakut. Fatmirësisht tashmë ka një rritje prej 2% të dhuruesve për dallim nga vitete pandemike. Por, krye udhëheqësja e Departamentit të dhurimit të gjakut, Safete Maliqi Çormemeti thotë se nevojat ende vazhdojnë të jenë të mëdha.

“Unë i ftoj ata që nuk e kanë dhuruar deri më tani gjakun e tyre të vijnë në qendrën tonë. Është procedurë që nuk zgjat shumë dhe pas dhurimit nuk ka komplikime. I ndihmon sepse është mënyra më e mirë për të parë shëndetin e tyre, i ndihmon të tjerët, zhvillohet humanizmi përbrenda tyre. Dhuruesi i mirëfilltë vullnetar është ai i cili vjen një herë dhe vazhdon për të qenë dhurues për ta promovuar dhurimin aty ku jeton, në familje e në rreth”, tha Safete Maliqi Çormemeti.

- ADVERTISEMENT -

Laboranti në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik, Vehbi Tahiri i cili deri më tani ka dhuruar mbi 40 herë gjak, ka një mesazh edhe si personel shëndetësor.

“Përafërsisht çdo tre deri në katër muaj jepi gjak vullnetarisht dhe e di që është një lëng i çmuar për ata që kanë nevojë. Është mirë na që e kemi shëndetin, të japim për ata të cilët kanë nevojë, edhe ua përmirësojmë shëndetin e tyre por në raste specifike edhe e shpëtojmë jetën e tyre se varet në çfarë situate duhet gjaku. Prandaj unë në cilësinë e punëtorit shëndetësor i ftoj të gjithë ata që kanë shëndet dhe kanë vullnet të mirë të dhurojnë gjak sepse dhurimi i gjakut është një akt shumë human por njëkohësisht edhe shumë veti e mirë e cila shpëton jetë”, shprehet Tahiri.

Kur dikush dhuron gjak, ai kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien e komunitetit duke mundësuar shpëtimin e jetëve, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me gjak dhe mbështetur spitalet, duke promovuar unitetin dhe solidaritetin dhe duke rritur vetëdijen për veprën humane.

E motoja e sivjetme e dhurimit të gjakut është “Dhuro gjak, dhuro jetë, dhuro plazmën, dhuro shpesh”. Ndërkaq mënyrat e dhurimit të gjakut janë përmes vizitës fizike në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut apo organizimin grupor në koordinim me institucionin në hapësira të tjera.

- ADVERTISEMENT -

Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar, në 46 vende të Evropës, dhurimi vullnetar e falas i gjakut është raportuar si një nga burimet kryesore për furnizimin me gjak të sigurt për transfuzion. Mbështetur në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit të rajonit të Evropës, numri i dhuruesve varion nga më pak se 4.5 në 1000 banorë deri në 45 e më shumë në 1000 banorë. /Katror.info

Edicionin #13 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana/
    A është Eminem një nga reperët më të pasur aktualisht?!
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana/
    Zyra e BE-së përmes kurseve të gjuhëve po i afron kosovarët me Evropën
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana/
    Banorët e Klinës duan mjedis të gjelbër-kundërshtojnë fabrikën e çimentos
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana/
    Producenti i "Monty Python and Holy Grail": Kosova ka potencial për filma të mëdhenj

- ADVERTISEMENT -
TAGGED: aktivizmi qytetar, dhurues te gjakut, fatmir gerguri, gjak, Lajme te mira, qendra kombetare te kosoves per transfuzion te gjakut, top1, Tophome, transfuzioni i gjakut
Albana Isufi Jashanica June 23, 2023 June 23, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: The World Economic Cilat shtete prijnë me numrin më të madh të lexuesve?
Artikulli i ardhshëm Foto: Cinemovie Filmi “Titanic” ngjitet pozitat e shikueshmërisë në Amazon Prime pas ngjarjes me nëndetësen Titan

Mundesh me e lexu edhe...

Foto: Buscandero
KuriozitetPeople

5 fakte për “Smoke on the Water” nga Deep Purple

70 Shikime
Life Style

Si mund ta zëvendësoni shprehjen ‘shpresoj të jeni mirë’ në email?

6 Shikime
Sporti n'Katror

‘Duhet të ishim kampionë, e ndjeva, e dija’ – fjalët e Leo Messit në dokumentarin që pritet t’i thyejë rekordet

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back