katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Vizita e Von der Leyen në Kosovë, në agjendë takimi me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
    57 seconds ago
    Kjo është “TirANA” kandidate për bashkinë e bërë me Integjencë Artificiale
    58 minutes ago
    Vazhdon numërimi i votave për asambletë komunale, kjo është tabela për Prishtinën
    2 hours ago
    Mbi 33 mijë vota nga diaspora mund të jenë përcaktuese për kandidatë e parti
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fitore Syla me dizajnin e lekave triumfon në Lubjanë
    20 hours ago
    Kosova pjesë e ECMI – mundësi që ta ketë zërin e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit të BE-së
    18 hours ago
    Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë
    18 hours ago
    Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”
    2 hours ago
    Publikohet lista e konkurrentëve për Festivalin e Këngës në RTSH
    2 hours ago
    Ben Stiller fajëson rrjetet sociale për mungesën e filmave komedi
    3 hours ago
    Diane Keaton – ylli kinematografik me ambicie e stil të veçantë
    3 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    6 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    23 hours ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    1 day ago
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    3 days ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Diane Keaton – ylli kinematografik me ambicie e stil të veçantë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Diane Keaton – ylli kinematografik me ambicie e stil të veçantë

Last updated: 14/10/2025 8:12 AM
5 Shikime
Shpërndaje
Foto: The New York Times

Diane Keaton, aktorja plot energji, ndonjëherë jokonvencionale, gjithmonë sharmante, që fitoi një “Oscar” për rolin në komedinë e Woody Allenit, “Annie Hall”, dhe që ka luajtur rreth 100 role filmike dhe televizive, në mesin e tyre projekte jashtëzakonisht të suksesshme si, “Sleeper”, “The First Wives Club”, “The Godfather” dhe “Marvin’s Room”, vdiq në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e konfirmoi Dori Rath, e cila prodhoi disa nga filmat më të fundit të Keatonit. Ajo nuk shpjegoi se ku apo kur vdiq aktorja, dhe nuk përmendi shkaktarin e vdekjes.

Keaton ishte 31 vjeç dhe kishte përvojë në tetë filma, shumica prej tyre komedi, kur luajti rolin kryesor në filmin “Annie Hall”, duke e portretizuar një grua beqare në New York me ambicie, pasiguri dhe stil të veçantë. 

Mundesh me e lexu edhe…

Aktorja e pranoi shpërblimin e saj “Oscar” e veshur me një xhaketë prej lini, dy funde njëri mbi tjetrin, një shall mbi një këmishë të bardhë dhe take të larta të veshura me çorape. Në librin e saj biografik të vitit 2014, “Then Again”, ajo e kujtoi këtë moment me pak pendesë, duke e quajtur “një veshje të çuditshme me shumë shtresa”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filmi “Annie Hall” që fitoi edhe tre “Oscar” të tjerë, përfshirë kategorinë kryesore “Filmi më i mirë”, i solli Keatonit edhe plot nderime tjera, përfshirë çmime për aktrim nga, Bordi Kombëtar i Rishikimit, Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit, Rrethi i Kritikëve të Filmit në New York dhe Akademia Britanike e Artistëve të Filmit dhe Televizionit.

Një artikull vlerësues për filmin i publikuar në “The Hollywood Reporter” e quajti Keatonin “aktoren e përkryer të brezit tonë” dhe vuri në dukje faktin se ajo i shton sharm, ngrohtësi dhe spontanitet personazhit, duke e bërë të duket e besueshme për shikuesin.

Gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme në film, Keaton mori edhe tri nominime të tjera për “Oscar”. Një prej tyre ishte për dramën fituese të çmimit akademik, “Reds”, ku ajo e portretizoi Louise Bryant, një shkrimtare e viteve 1910 që bashkëpunonte me socialistët e Greenwich Village dhe revolucionarët bolshevikë, veçanërisht me gazetarin aktivist, Jack Reed (i luajtur nga Warren Beatty dhe i cili e bëri regjinë e filmit).

Një tjetër nominim ishte për “Marvin’s Room” (1996), ku ajo portretizoi vajzën bujare që kujdesej për babanë e saj që po vdiste ngadalë, dhe tezën e saj të shpërqendruar kur ajo diagnostikohet me leukemi dhe i nevojitet një transplantim i palcës së kockës. Ndër aktorët e tjerë të angazhuar në film ishin, Meryl Streep, Leonardo DiCaprio dhe Hume Cronyn.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nominimi i tretë i erdhi për filmin “Something’s Gotta Give” (2003), një komedi për një dramaturge të suksesshme, e cila e shndërron një ndarje jashtëzakonisht pikëlluese në një komedi teatri. Në film ajo tërheq vëmendjen e një doktori të bukur dhe shumë më të ri në moshë (i portretizuar nga Keanu Reeves), ndërsa e frymëzon një burrë seksist në të 60-at (i luajtur nga Jack Nicholson) që për herë të parë në jetën e tij të dashurohet me një grua të moshës së vet.

Diane Keaton ishte gjithashtu regjisore. Filmi i saj i parë ishte “Heaven” (1987), një dokumentar mbi besimet për jetën pas vdekjes. Në filmin e saj të fundit si regjisore ajo drejtoi veten dhe yjet, Meg Ryan dhe Lisa Kudrow, në dramën komike “Hanging Up”, e cila vjen e bazuar në një roman të Delia Ephronit.

“Unstrung Heroes” (1995) ishte përpjekja e saj e parë në krijimin e filmave fantazi dhe solli në ekran të madh aktorë si, Andie MacDowell, John Turturro dhe Michael Richards. Historia e kushërinjve idiosinkratikë të një djali adoleshent u përzgjodh për t’u shfaqur në Festivalin e filmit në Cannes.

Një karrierë në film ishte gjithmonë qëllimi i Keatonit. Në një intervistë për emisionin “CBS Sunday Morning” në vitin 2010, ajo e shpjegoi neverinë e saj për teatrin si një ndjekje të përjetshme. 
“Natë pas nate? Të bësh një dramë?”, kishte thënë ajo, duke vendosur një armë imagjinare në kokë. “Kjo është ideja ime për ferrin”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Diane Hall u lind më 5 janar 1946 në Los Angeles. Ajo ishte më e madhja nga katër fëmijët e John NeWton Ignatius Hall, i njohur si Jack, një inxhinier civil, dhe Dorothy Deanne (Keaton) Hall, një fotografe amatore. Ajo u rrit në Santa Ana të Kalifornisë, dhe për një kohë të shkurtër studioi në kolegje lokale. Në moshën 19-vjeçare, ajo e ndërpreu shkollimin dhe u zhvendos në New York për të studiuar aktrim në “Neighborhood Playhouse”. Debutimin në “Broadway” e shënoi me mjuzikllin e famshëm “Hair”, fillimisht si anëtare e ansamblit dhe më pas si protagonistja femër, Sheila. (Ajo refuzoi një shpërblim prej 50 dollarësh që i ofrohej aktorëve që pranonin të shfaqeshin lakuriq në një skenë).

Karriera e saj në “Broadway” vazhdoi dhe partneriteti i aktores me regjisorin, Woody Allen, filloi pikërisht me filmin e vitit 1969 “Play It Again, Sam”. Kjo performancë ia fitoi një nominim “Tony” për aktoren më të mirë me rol dytësor në një dramë.

Debutimi zyrtar i Keatonit në film erdhi një vit më vonë, kur e portretizoi një grua të re të palumtur në martesën e saj në filmin, “Lovers and Other Strangers”. Pastaj, pas disa paraqitjeve televizive, ajo luajti rolin e Kay Adams, e dashura amerikane dhe më pas gruaja besnike e Michael Corleone (luajtur nga Al Pacino), në filmin hit të Francis Ford Coppolas, “The Godfather”.

Pavarësisht të gjitha vlerësimeve të larta që mori filmi “The Godfather”, Keaton e cila ishte gjithmonë e përmbajtur, rrallë fliste me entuziazëm për performancën e saj në këtë film. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Që nga fillimi mendova se nuk isha aktorja e duhur për rolin”, kishte thënë ajo për “The Times” pas publikimit të filmit. “Nuk e kam parë filmin. Vendosa që t’i kursej vetes dhimbjen. Më duhej t’i shikoja disa skena për të shtuar disa pjesë të dialogut, dhe nuk e duroja dot veten. Më dukej vetja e tmerrshme në ato rroba të viteve ‘40”.

Tre vjet më vonë, në të njëjtin vit kur u lansua filmi “Annie Hall”, ajo luajti në dramën emocionale “Looking for Mr. Goodbar” si një mësuese e re që bredh nëpër bare beqarësh pothuajse çdo natë. Kritikja Molly Haskell në revistën “New York” e quajti performancën e Keatonin si “performanca e jetës së saj”, ndërsa filmin e vlerësoi “tronditës, i fuqishëm dhe i tmerrshëm”. Disa vëzhgues vunë re se megjithëse ajo fitoi “Oscar” për filmin “Annie Hall”, shumë votues ishin ndikuar nga performanca e saj në “Mr. Goodbar”, të cilin e konsideronin brilant, por shumë të vështirë për t’u përballuar.

Ajo u shfaq rregullisht në filmat e Woody Allenit, duke filluar me versionin filmik të “Play It Again, Sam”, “Sleeper”, një komedi me ngjarjen e vendosur në një të ardhme distopike, dhe “Love and Death”. Gjithashtu luajti në dy nga filmat më seriozë bashkëkohorë të Allenit, “Interiors” (1978) dhe filmi fitues i shumë çmimeve, “Manhattan” (1979).

Përveç filmave “Reds”, “Marvin’s Room” dhe vazhdimeve të “The Godfather”, Keaton luajti në disa drama të tjera, disa pre tyre me tone satirike. Këtu përfshihen filmat: “Shoot the Moon”, ku aktroi krahas Albert Finney, “Crimes of the Heart” dhe mini‑seriali, “The Young Pope”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por talenti i saj për farsë të sofistikuar nuk shkoi kot. Para “Something’s Gotta Give”, ajo u paraqit me rol në komeditë, “Baby Boom” (1987), ku luajtur krahas aktorit Sam Shepard dhe, “Father of the Bride” (1991), ku solli performancë të shkëlqyeshme bashkë me protagonistin tjetër në film, yllin hollywoodian Steve Martin.

Në vitin 2004, duke folur në një festival komedie në Aspen, Kolorado, regjisorja dhe skenaristja e shquar, Nancy Meyers i krahasoi aftësitë komike të Keatonit me ato të dy yjeve të mëparshëm, Katharine Hepburn dhe Jean Arthur. Në një intervistë për “The Times”, edhe Woody Allen pati vlerësime të larta për aktoren duke thënë: “Mendimi im është që me përjashtim të Judy Holliday, ajo është komediania më e mirë që kemi parë ndonjëherë në ekran”.

Filmat e tjerë komikë të Diane Keaton ishin, “Harry and Walter Go to New York”, me James Caan dhe Elliott Gould, “The Family Stone” (2005), me kast të përbërë nga aktorë yje si, Dermot Mulroney, Sarah Jessica Parker dhe Craig T. Nelson, “5 Flights Up” (2014), ku luajti përballë Morgan Freeman, dhe “Poms” (2019), një film që sjell historinë e disa tifozëve sportive në moshë pensioni.

“The First Wives Club” ku luajti krahas aktoreve, Goldie Hawn dhe Bette Midler, ishte një hit i madh në arkat filmike. Filmi i saj i fundit ishte “Summer Camp” (2024), një komedi për tre miq të vjetër në një ribashkim plot ngjarje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jeta personale e aktores herë pas here merrte vëmendje në mediat rozë, teksa ndiqnin marrëdhëniet e saj romantike, përfshirë me Warren Beatty dhe Woody Allen, krahas aktorit Al Pacino. Ajo kurrë nuk u martua dhe adoptoi dy fëmijë, një djalë, Duke Keaton, dhe një vajzë, Dexter Keaton, shkruan Koha.net.

“Plakja nuk ë ka bërë më të mençur”, i kishte thënë ajo revistës “People” në vitin 2019, me një sytë tipik autokritik, duke këmbëngulur me gëzim: “Nuk di asgjë, dhe nuk kam mësuar asgjë”.

Megjithëkëtë, gjatë viteve ajo shkroi dhjetëra libra — vëllime mbi modën, artin dhe arkitekturën, si dhe memoare. Ajo shquhej për sinqeritetin e saj në këta libra me kujtime, ironinë, cinizmin dhe kritikat e ashpra kundrejt vetes.

“Mësova që nuk mund të hedh dritë mbi dashurinë përveçse të ndieja ardhjet dhe ikjet e saj, dhe të jem mirënjohëse për gjithçka”, shkroi Keaton në librin e titulluar, “Then Again”. “Nëse bukuria është në sy të shikuesit, a do të thotë kjo që pasqyrat janë një humbje kohe?”./Katror.info

TAGGED:aktorëDiane KeatonMarvin's RoomOscarpeopleSleeperstilsuksesThe First Wives ClubThe Godfatheryll

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foda: Jam krenar me këtë ekip
Artikulli i ardhshëm Ben Stiller fajëson rrjetet sociale për mungesën e filmave komedi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”

5 Shikime
People

Publikohet lista e konkurrentëve për Festivalin e Këngës në RTSH

12 Shikime
People

Ben Stiller fajëson rrjetet sociale për mungesën e filmave komedi

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?