Kampionja olimpike Distria Krasniqi do ndeshet për medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Ajo kaloi pa telashe tri pengesat e para në Botërorin e xhudos. Në raundin e tretë të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti italianen e suksesshme, Odette Giuffrida.
Komiteti Olimpik i Kosovës njoftoi se ajo arriti me sukses të realizojë ‘wazari’ pas 15 sekondash ndaj mongolezes, Khorloodoi Bishrelt, për tu afruar në gjysmëfinale.
Kampionja olimpike do të ndeshet për medaljen e bronztë pasi pësoi humbje në kohën shtesë të gjysmëfinales nga britanikja Chelsie Gilles. Ajo e kërkon këtë medalje përmes repesazhit.