Në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfianle të kësaj gare.
Krasniqi ka triumfuar ndaj xhudistes belge, Amber Ryheul, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Normalisht, si në garat tjera ndërkombëtare të xhudos, Krasniqi edhe në këto gara synon të artën.
Në këtë garë po marrin pjesë edhe xhudistët tjerë: Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg)./Katror.info