Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë marrë fitoret e para në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Dy xhudistet pejane kanë filluar garat nga raundi i dytë, pasi raundin e parë e kaluan pa ndeshje.
E para ishte Distria, e cila ka fituar pa shumë vështirësi luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria arriti të mposhtë me ‘waza-ari’ kroaten Ana Puljiz për të kaluar në çerekfinale, ku do të ndeshet me Gultaj Mammadaliyeva të Azerbajxhanit.
Fitore në raundin e dytë mori edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora në luftën e saj të parë arriti ta mposht polaken Arleta Podolak, pas tri gabimeve, ndërsa në meçin e radhës do të përballet me gjermane Pauline Starke. /Katror.info