Distria Krasniqi është kampione evropiane në xhudo. Medaljen e artë në Evropianin në Zagreb, Distria e fitoi të enjten.
Ajo ishte bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi.
Nisi me fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë, ndërsa nuk vonoi dhe siguroi “Ippon” me mbërthim.
Edhe më bindëse xhudistja kosovare ishte në luftën e dytë. Për më pak se një minutë e eliminoi kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me mbajtje.
****
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, në kategorinë deri në 52 kilogramë, njofton Klankosova.tv.
Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina.
Ndërsa në çerekfinale, kampionia olimpike zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon, garuesen nikoqire, kroaten Ana Viktorija Puljiz./Katror.info