Në Ditën Evropiane të Gjuhëve, Bashkimi Evropian në Kosovë ka rikujtuar rëndësinë e shumëgjuhësisë dhe multietnicitetit, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, shkruan Katror.info.
Përmes një komunikate, BE u ka bërë thirrje institucioneve kosovare që të zbatojnë në mënyrë të plotë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në informacion dhe shërbime.
Bashkimi Evropian thekson se institucionet duhet të:
- Sigurojnë përkthime sipas ligjit, duke përfshirë informacionin për median dhe procedurat gjyqësore.
- Ofron libra shkollorë dhe programe arsimore në gjuhët e komuniteteve.
- Emërojnë Komisionerin për Gjuhët.
BE nënvizon se respektimi i të drejtave gjuhësore është kyç për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe forcimin e demokracisë në Kosovë./Katror.info