katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
    14 hours ago
    Landa e Osmani diskutuan për fushat e mundshme të bashkëpunimit
    14 hours ago
    Të rinjtë e Kosovës fuqizohen për udhëheqje dhe pjesëmarrje në qeverisje
    20 hours ago
    Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!
    10 hours ago
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
    12 hours ago
    Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports
    14 hours ago
    Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    17 hours ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    17 hours ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    21 hours ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    6 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    3 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    18 hours ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    3 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    3 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Doku Fest” me “Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk” proteston për kthim në realitet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“Doku Fest” me “Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk” proteston për kthim në realitet

Last updated: 10/07/2025 9:18 AM
21 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “Doku Fest” është gjithnjë në hap me kohën. Përtej kinematografisë, diplomacisë e shumë perspektivave që prek, sivjet për temë të edicionit ka zgjedhur një titull që s’është koncept. Por protestë e thirrje për të qëndruar me këmbë në tokë. Për të qëndruar në realitet. “Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk” mban titullin tema e edicionit të 24-t të festivalit, ku do të jepen 99 filma në shtatë kategori garuese. Organizatorët e “Doku Fest” para gati çerekshekulli e kishin nisur rrugëtimin fillimisht me qëllimin për të mbajtur gjatë kinemanë e qytetit. Qe aktivizëm për t’iu dhënë frymë artit e kulturës. Tash vijnë me një protestë më të gjerë: atë për ndërgjegje kolektive.

“Kemi kënaqësinë të shpalosim temën ‘Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk, një deklarim i gjendjes shpirtërore dhe politike përmes së cilës edicioni i sivjetmë i festivalit tonë reflekton klimën e kohës sonë të dominuar nga lufta të vazhdueshme, apatia dhe boshllëku emocional”, shkruhet në njoftimin e “Doku Fest”, që sivjet mbahet prej ditës së parë deri në ditën e nëntë të gushtit. Aty sqarohet se kjo temë nuk është koncept, por një togfjalësh që pasqyron “pafuqinë tonë për të reaguar ndaj padrejtësive dhe për të ruajtur shpresën në një botë të mpirë nga dhuna dhe konsumimi vizual i saj”. Sipas organizatorëve, përmes filmave, diskutimeve dhe muzikës, “Doku Fest” sivjet vjen si një protestë e vetëdijshme ndaj harresës, si një thirrje për të mos u shkëputur nga realiteti dhe për t’iu rikthyer gjuhës dhe fjalëve, rëndësisë së të dëgjuarit dhe të treguarit të këtij momenti në historinë e përbashkët.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, ka sqaruar se programimin e këtij edicioni e kanë nisur me dy lufta në zhvillim.

Mundesh me e lexu edhe…

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

“Kur mbërritëm në fazën e fundit, shpërtheu e treta, katastrofike në përmasa. Lufta sot nuk është më episodike. Është bërë e përhershme. Klimë e kohës sonë, e ushqyer nga lakmia dhe e strukur në një gjuhë që përpiqet ta justifikojë të pajustifikueshmen”, citohet të ketë thënë ai. Ka sqaruar se titulli që e kanë zgjedhur nuk është tematik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është konstatues. ‘Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk’ nuk është koncept. Është gjendje. Pasqyrim i vështirësisë për të menduar qartë përballë fatkeqësive të pafundme. Është dëshmi e paaftësisë sonë për të reaguar në mënyrë proporcionale ndaj gjithë kësaj llahtarie”, ka thënë ai. Sipas Nurkollarit, si festival filmi nga Kosova, i një shoqërie dhe konteksti të pasluftës, nuk mund të jenë dëshmitarë neutralë ndaj asaj që po ndodh në botë. Ka kujtuar se shoqëria kosovare ka jetuar mes tmerrit.

“Ia njohim fort mirë gjuhën. Lufta që po shohim sot nuk është e re. Por ajo që është e re, është sa shpesh po e hasim dhe sa shpesh po e shohim, dhe sa pak rëndësi po ka kjo gjë. Po kalojmë nëpër të me agoni përmes ‘scrolls’ nëpër telefonat tanë mobilë. Po e thithim padrejtësinë. Po jetojmë përmes kësaj plogështie të vazhdueshme”, ka thënë ai.

Ka përmendur se në veprën “Hold Everything Dear”, kritiku e shkrimtari anglez John Berger shkruan: “Turpi, ashtu si po e kuptoj unë, është një ndjenjë specifike që… e gërryen aftësinë për me shpresu”.  

“Kjo është atmosfera në të cilën po punojmë. Me shpresë të gërryer. Me paralizë në të folur. Asnjëherë më parë nuk kemi hezituar kaq shumë për ta shpallur një temë. Jo pse na mungon vizioni, por sepse kemi dyshimet tona në vetë vizionin. Cili është roli i artit, i kinemasë, i dokumentimit dhe diskutimeve? Nuk e bëjmë këtë pyetje retorikisht, por si kërkesë. Ia parashtrojmë vetes”, ka thënë ai. Nurkollari ka sqaruar se programi i këtij viti është përpjekje për t’u përgjigjur, për t’i rezistuar mpirjes, për ta shpëtuar gjuhën nga manipulimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për të këmbëngulur se akti i të treguarit, të dëgjuarit dhe të qenit bashkë vazhdon të ketë shumë rëndësi. Sivjet, filmat, bisedat dhe muzikën i prezantojmë si protestë, si thirrje. Kundër boshllëkut. Kundër dëshirës për t’u shkëputur nga realiteti. Kundër përsëritjes së vazhdueshme të aktit të harresës”, ka thënë ai.

Sipas organizatorëve, zhvillimet në botë gjatë një viti kanë qenë të pashmangshme në ndikimin e përzgjedhjes së filmave për programin garues.

Në atë që prej edicionit të kaluar është kategoria kryesore e festivalit, ajo e filmave vendorë sivjet përfshin filmat: “Pesë stinët e fëmijërisë sime” të Besim Ugzmajlit, filmin “Ndera” të Endrit Qarollit, “Ben’s Birthday” të Robert Deçanit, filmin “Në parajsën socialiste (Nuk bie shi)” të Ermela Telit e “The Rabbit is Dead” të Hanis Bagashov.

Në garë për çmimin kryesor sivjet janë edhe filmat: “I had ëhite cotton in my yard, I fed it, I watered it” nga Endi Tupja dhe Klodiana Millona, “Hyjnesha në fron” nga Durim Klaiqi, “Mos parko” nga Zana Radogoshi, “Fluturat” nga Astrit Ismaili, “SOS” nga Anita Morina, “Mua besoj më shpëtoj portreti” nga Alban Muja, “Fatbardha” nga Kitty Kentezi dhe  “Mama Klorin” nga Doreida Xhogu.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në “Balkan Dox”, që për 23 edicione fituesi i festivalit përcaktohej nga kjo kategori, bëjnë pjesë filmat: “A strange colour of dream” nën regji të Yasemin Akinci, “The mountain won’t move” nën regji të Petra Seliškar, “The track” nën regji të Ryan Sidhoo, “Soil and wings” nën regji të Stefan Malesheviq, “Possibility of paradise” nën regji të Mladen Kovaçeviq, “Human Fiction” nën regji të Andreas Hadjipateras e “I have never been on an airplane” nga Redon Kika.

Në këtë kategori janë edhe filmat, si: “Bright Future – Viitor Luminos” me regjisore Andra MacMasters, Greetings from Secretariat” me regjisor Ivan Ramljak, filmi “Blue, Revolution and VHS Tapes” me regjisor Serdar Kökçeoğlu, “Ceasefire” me regjisor Jakob Krese, “Antigona” me regjisor Iber Dearin, filmi “Merging bodies” me regjisor Adrian Pacin, “Lavender” me regjisore Mateja Raiçkoviq, “Stars of Roma Termini” me Ado Hasanoviq, “Twst – Things we said today” me Andrei Ujica dhe “The divided city of Mitrovica” me regjisor Marko Grba Singh.

Filmat e tjerë janë të shpërndarë në kategoritë: “International dox: features”, “International dox: Shorts”, “Human rights dox”, “Green Dox”, “International shorts”.

Kategoria “Truth Dox”, që tradicionalisht ka qenë pjesë e festivalit, sivjet është hequr nga programi, por organizatorët kanë bërë të ditur se do të rikthehet në edicionin e vitit të ardhshëm.

Programet e tjera, si ato të filmave jashtë gare: “View from the World”, “Spotlight”, ai i retrospektivës, “DokuNights”, “DokuKids”, panele, ligjërata e masterklasë – që tashmë janë tradicionalisht pjesë e festivalit – do të bëhen publike së shpejti./KOHA/Katror.info

TAGGED:Dokufestilajmerealitetitema e sivjetmetop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti
Artikulli i ardhshëm UNESCO përballë 32 nominimeve për trashëgimi botërore

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike

16 Shikime
Lajme

Landa e Osmani diskutuan për fushat e mundshme të bashkëpunimit

21 Shikime
Lajme

Të rinjtë e Kosovës fuqizohen për udhëheqje dhe pjesëmarrje në qeverisje

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?