Ende pa kaluar shumë muaj që nga edicioni i fundit i “DokuFest”, ky festival ka nisur përgatitjet për edicionin e 22-të.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit DokuFest, në një postim në rrjetin social Twitter ka njoftuar se është hapur thirrja për filmat në edicionin e vitit pasues.
“Dokufest ka filluar t’i pranojë aplikimet për filmat për edicionin tonë të 22-të, i cili do të zhvillohet në datat 4-12 gusht 2023”, thuhet në njoftim.
DokuFest i sivjetshëm, u mbajt në gusht, me temën bosht “Si të mbijetjojmë”, teksa festivali ishte i hapur për 9 netë rresht duke shfaqur filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtër.
- Advertisement -
Në edicionin e 21-të, “DokuFest” i dhuroi publikut një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore./Katror.info