katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MAShTI dërgon katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5
    7 hours ago
    Sot mot me diell dhe temperatura deri në 33°C
    7 hours ago
    Ndihmëssekretari amerikan viziton Kosovën, pritet takime me liderët
    1 day ago
    Osmani: SHBA e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Largimi i Kosovës nga lista e vendeve në konflikt rrit shpresat për investime
    7 hours ago
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    1 day ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    1 day ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    7 hours ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    2 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    2 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    1 day ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    7 hours ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    7 hours ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    7 hours ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    7 hours ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    2 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive

Last updated: 13/07/2025 9:03 AM
39 Shikime
Shpërndaje

Ka këngë që prekin zemrën vetëm për një moment, por ka edhe këngë që bëjnë jehonë përtej kohës, hapësirës dhe muzikës. “

Zombie” nga The Cranberries është ajo lloj kënge e paharrueshme – një shpërthim emocional i papërpunuar, që edhe sot mbetet po aq i fuqishëm sa në ditën kur u transmetua për herë të parë në radio.

Kur “Zombie” u publikua për herë të parë në vitin 1994, nuk ishte thjesht një ndikim – ishte një gjurmë që mbeti. Kjo këngë ishte një himn i zemëruar dhe i pikëlluar, që preku dëgjues në mbarë botën në një nivel thellësisht personal.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?

Zemra rrahëse e “Zombie” është zëri i Dolores O’Riordan—një instrument emocional, aq i brishtë sa edhe i fuqishëm. Zëri i saj ka një cilësi që ndjek si hije përmes çdo fjale, duke i dhënë peshë dhe kuptim të thellë dhimbjes dhe zemërimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: The New York Times

Por, çfarë e kishte zemëruar kaq shumë këngëtaren Dolores O’Riordan?

Në Irlandën Veriore, nga vitet 1960 deri në fund të shekullit XX, ndodhi një konflikt në të cilin humbën jetën rreth 3,500 njerëz, mijëra të tjerë u plagosën dhe u regjistruan mbi 10,000 sulme me bomba nga ana e IRA-s. Por një ngjarje konkrete e detyroi O’Riordan të reagojë me aq zemërim.

Ajo krijoi këngën Zombie si reagim ndaj vdekjes së Jonathan Ball, tre vjeç, dhe Tim Parry, 12 vjeç, të cilët u vranë nga një shpërthim bombe në Warrington, Angli. Dy fëmijët kishin dalë në qytet për të blerë kartolina për Ditën e Nënës, kur ndodhi shpërthimi në një rrugë të mbushur me njerëz.

Foto: BBC

Dhimbja e O’Riordan ishte e thellë dhe autentike, Zombie u shkrua si një reagim emocional ndaj këtij akti tragjik të kryer nga IRA në qytetin Warrington të qarkut Cheshire. Këngëtarja u ndje veçanërisht e ofenduar që terroristët pretendonin se këto akte i kishin kryer në emër të Irlandës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zemërimi dhe frustrimi i saj u shprehën në këngë – të cilën e shkroi e vetme në apartamentin e saj në Limerick, me një kitarë akustike, përpara se ta ashpërsonte gjatë provave.

“IRA nuk jam unë. Unë nuk jam IRA,” tha ajo. “Cranberries nuk janë IRA. Kur them në këngë: “Nuk jam unë, nuk është familja ime”, është e vërteta që dua të them. Nuk është Irlanda, janë disa idiotë që jetojnë në të kaluarën.”

Ajo më tutje e shpjegon edhe rolin e zemërimit në krijimin e këngës, “Mora kitarën elektrike. Pastaj shtova pak shtrembërim në refren dhe i thashë Fergut [Fergal Lawler, baterist]: “Bjeri baterive me tërë fuqinë që ke”– tha ajo për Team Rock në vitin 2017.

“Tingulli më i rëndë ishte “gjëja e duhur” për këngën”, sipas kitaristit Noel Hogan. “Nëse kënga do të ishte e butë, nuk do të kishte të njëjtin ndikim,” tha ai për FaceCulture në Holandë, në vitin 2012. Nga kritikët kënga është karakterizuar si Rock Alternativ dhe Grunge.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ritmet staccato, lëvizjet e papritura dhe ndalesat e lehta në muzikë dhe në këndim e bëjnë këtë më shumë sesa një interpretim rutinë nga The Cranberries. Një melodi e ngadaltë dhe e rëndë kitare, e shoqëruar nga basi dhe bateria që tingëllojnë si një marsh funebër, krijojnë një kontrast të fuqishëm me vokalin eliptik dhe plot pasion të Dolores O’Riordan, ndërsa ajo përshkruan tragjeditë e brendshme psikologjike dhe ato njerëzore, të lidhura me Konfliktin në Irlandën e Veriut.

Ky është skeleti i këngës Zombie. Krahasuar me këngët e tjera të The Cranberries, “Zombie” kishte një tingull “grunge” të zemëruar. Gjatë performancës, O’Riordan kërkonte nga grupi që të luanin instrumentet e tyre sa më fort që është e mundur, dhe e pozicionoi qartë këtë këngë si një vepër rok.

Foto: Rolling Stone

Rroku i jep kësaj kënge një jetë më të fuqishme dhe i ofron audiencës një ndjesi më të thellë ndikimi, duke e bërë atë një nga krijimet më të fuqishme të grupit.

Në rastin e një grupi me ndikime keltike, siç ishin The Cranberries, rroku nënkuptonte një formë rebelimi muzikor — përmes kitarës së shtrembëruar, rrahjeve agresive të baterisë dhe qëndrimit sfidues të këngëtares.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Zombie” nuk është vetëm një krijim muzikor i grupit, por gjithashtu shpreh mendimin e tyre për çështje shoqërore dhe, në mënyrë intuitave, përçon zemërimin dhe dhimbjen e tyre.

Me riffe të ngjashme me grunge dhe ritme të papërmbajtshme, kënga është një përfaqësim i qartë i mënyrës se si grupi mund ta shndërrojë dhimbjen kolektive në një forcë muzikore.

Teksti i këngës rrëfen një histori të fuqishme mbi dhunën në Irlandën e Veriut dhe pasojat e luftës mbi të pafajshmit. Por nuk bëhet fjalë për një konflikt politik; “Zombie” fokusohet në ndikimin emocional të dhunës, vazhdimësinë e saj dhe kujtimet traumatike.

Autenticiteti i trishtimit në këngë pasqyrohet edhe në videoklipin muzikor, i cili shpreh qëllimin e këngëtares në mënyrë shumë intuitave. The Cranberries zgjodhën Samuel Bayer-in si regjisor të videoklipit. Ai kishte realizuar më parë videon muzikore të njohur “Smells Like Teen Spirit” për grupin Nirvana.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në videon e “Zombie”, ai ndërthur performancat e grupit me pamje reale të regjistruara, duke përdorur një model të bazuar në performancë dhe rrëfim.

Gjatë xhirimeve dhe montazhit, është përdorur teknika e montazhit të kryqëzuar, për të alternuar performancën e grupit me pamje nga rrugët e Iralndës së veriut. Këto dy elemente e plotësojnë njëra-tjetrën për të përçuar temën e këngës.

Regjisori përdori pamje reale të marra në Irlandë, duke e kthyer videon në një temë të debatueshme në opinionin publik. Tre subjektet kryesore që shfaqen janë, fëmijët, ushtarët e armatosur dhe grafitet glorifikuese në qytet.

Videoklipi përdor teknika rrëfimi për të treguar ndikimin e luftës mbi fëmijët. Kjo lloj pamjeje reale është padyshim shumë më e fuqishme sesa interpretimi nga aktorë, pasi sjell një ndjesi goditjeje dhe rezonancë emocionale te audienca.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Performanca e grupit në videoklip ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përfshin performancën drejtpërdrejt të grupit, ku anëtarët e tij shprehin zemërimin e brendshëm përmes një interpretimi të fuqishëm dhe të ekzagjeruar, duke denoncuar dhimbjen që shkakton lufta.

Në pjesët e tjera të videoklipit, Dolores O’Riordan, është e lyer me ar dhe qëndron përpara një kryqi, e rrethuar nga fëmijë të lyer me argjend. Kjo skenë simbolike lidhet ngushtë me pamjet reale në video. Ndërsa në disa skena fëmijët luajnë të lirë lojëra lufte, në të tjera ata qëndrojnë të qetë rreth kryqit, me trupin e lyer me argjend, të karakterizuar si kerubinë, mbajnë harqe dhe shigjeta duke simbolizuar mbrojtjen e hyrjes së Kopshtit të Edenit.

Foto: Extra.ie

Videoklipi u xhirua në Belfast dhe Dublin, Irlandën e Veriut, në zemër të trazirave të asaj kohe, me pamje reale, në tetor të vitit 1994. Regjisori Bayer insistoi që xhirimet të bëheshin atje, për të ruajtur autenticitetin në paraqitjen e “diçkaje kaq të dhunshme dhe intensive”.

Për të filmuar pamje të muraleve, fëmijëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Britanike në patrullim, ai përdori një pretekst të rremë, duke thënë se po realizonte një dokumentar mbi përpjekjet për ruajtjen e paqes në Irlandë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bayer tregoi se një moment në video, ku një pushkë SA80 drejtohet drejt kamerës, ishte në fakt një ushtar britanik dyshues që i kërkonte të largohej, dhe se IRA, në atë kohë, po e ndiqte nga afër procesin e xhirimeve, pasi “ushtria britanike hynte me ekipe filmike të rreme për të kapur njerëzit e IRA – s në kamera”.

O’Riordan gjithashtu dëshironte të shtonte imazhe me “një mesazh abstrakt”, duke thënë se ato do të përfaqësonin “bukurinë që e shohim në botë, ose që na intereson ta shohim, nëse i hapim sytë”, ndërsa pamjet bardh e zi të Belfastit “simbolizonin dhimbjen që ekziston dhe që ne zgjedhim të mos e shohim”.

Ajo propozoi që vetë të ishte lyer me ngjyrë ari, ndërsa Bayer shtoi fëmijë të lyer me argjend dhe një kryq që “simbolizonte vuajtjet dhe vdekjen e Krishtit”. Kjo pjesë u xhirua në një studio në Los Anxhelos.

Dolores O’Riordan nuk e zbuloi kurrë kuptimin e saktë të referencës “zombi” në tekstin e këngës, duke e lënë hapur për një interpretim personal. Megjithatë, shumë kritikë muzike kanë dhënë mendimet e tyre mbi këtë temë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: nbhap

Duke shkruar për The Telegraph, Ed Power paraqiti hipotezën e tij, duke sugjeruar se fjala “zombi” ishte “një koment mbi mënyrën se si kapja verbërisht pas paragjykimeve shekullore mund të zbehë aftësinë e dikujt për mendim të pavarur”.

Nga ana tjetër, kritiku i Culture Trip, Graham Fuller, komentoi se metafora ndoshta “ringjall fëmijët, vdekja e të cilëve e frymëzoi O’Riordan-in për ta shkruar këngën”.

Sonia Saraiya, kritike muzike dhe televizive për Miami Herald dhe Chicago Tribune, kishte një pikëpamje të ndryshme. Sipas saj, zombit nuk janë vetë fëmijët e vdekur, por “fëmijët e vdekur që janë ngulitur në mendjen e njeriut – imazhe që nuk mund të harrohen”.

Titulli “Zombi” ka të ngjarë të jetë edhe referencë ndaj trupave të pamenduara, të cilat thjesht ndjekin urdhrat e autoriteteve, duke vrarë ose dëmtuar pa reflektuar personalisht mbi pasojat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Disa të tjerë besojnë se “zombitë” mund të përfaqësojnë të vdekurit në Irlandë që vazhdojnë të përndjekin rajonin përmes kujtimeve të dhimbshme.

“Another head hangs lowly, child is slowly taken” / Edhe një kokë tjetër varet, fëmija rrëmbehet ngadalë”

“And the violence caused such silence”/ “Dhe dhuna shkaktoi një heshtje të rëndë”

“But you see it`s not me, it`s not my family”/ “Por nuk jam unë, nuk është familja ime”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“In your head, they are fighting”/ “Në kokën tënde, , ata po luftojnë”

Foto: uDiscoverMusic

Këto vargje i referohen mënyrës se si ndihen njerëzit që nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në dhunë. Ata janë si “zombi”, pa ndjenja dhe pa dhembshuri, që refuzojnë të ndërmarrin veprime ndërkohë që të tjerët vuajnë.

Ky tekst i drejtpërdrejt është  kritikuar thellësisht, dhe stili i të kënduarit të O’Riordan i ka shtuar një ngjyrë më të fortë shprehjes së këtij emocioni.

“Another mother’s breaking-heart is taking over”/ “Një tjetër nënë me zemër të thyer —dhimbja po e pushton”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“We must be mistaken”/ Kemi gabuar diku

“It’s the same old theme since 1916”/ Është e njëjta temë e vjetër që nga1916.

“In your head,. They are dying” / Në kokën tënde,. Ata po vdesin

Viti 1916, i përmendur në këngë, ishte viti i Kryengritjes së Pashkëve të IRA-s në Dublin, kur u shpall Republika Irlandeze. GPO (General Post Office – Zyra e Përgjithshme e Postës) ishte qendra nervore e kryengritjes, duke shërbyer si selia qendrore e rebelëve dhe njëkohësisht si selia e qeverisë provizore. Me këtë rast, 15 kryengritës u ekzekutuan.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zëri i O’Riordan-it me stilin e këndimit sean-nós (stil tradicional i këndimit irlandez të pashoqëruar, i karakterizuar nga zbukurimet e tij unike vokale, ritmi i lirë dhe transmetimi emocional) është një vokal i vetmuar, i karakterizuar nga ndryshime të shpejta dhe të përsëritura në tonalitet, që ngjajnë me yodelimin me tipare irlandeze.

Foto: BBC

Ajo përdor gjithashtu një teknikë të përforcuar në formimin e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve të saj. Kjo krijon një shenjë dalluese vokale, veçanërisht kur kombinohet me vajtimin gaelik, vokalet lëvizëse dhe këndohet me aksentin e saj të trashë irlandez.

Ndërsa kënga u bë hit i madh në mbarë botën, pati edhe disa që e kritikuan grupin. Në fakt, përpara publikimit të saj, kompania diskografike Island Records e shtyu grupin të mos e nxirrte në treg.

Madje thuhet se O’Riordan-it iu ofrua një çek prej 1 milion dollarësh për të punuar në një këngë tjetër, por ajo e refuzoi dhe e grisi atë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dolores ishte një person shumë i vogël dhe i brishtë, por me mendime dhe vendime shumë të forta dhe të qëndrueshme,” pat thënë menaxheri i grupit. “Ajo besonte se ishte një artiste ndërkombëtare dhe donte të depërtonte në pjesën tjetër të botës, dhe ‘Zombie’ ishte pjesë e këtij evolucioni. Ajo ndiente nevojën të dilte përtej temave si ‘të dua, më do’ dhe të shkruante për atë që po ndodhte në Irlandë në atë kohë.”

Gjithsesi, Dolores O’Riordan u kritikua për tekstin e këngës Zombie, u etiketua si “naive” dhe u akuzua se mbante anë në një konflikt që ajo nuk e kuptonte — përkatësisht, trazirat në Irlandën e Veriut.

Foto; People

Reagimi i saj ishte i ashpër “Nuk më intereson nëse është protestant apo katolik, më intereson fakti që njerëz të pafajshëm po vriten,” patë thënë  ajo për Vox. “Kjo është ajo që më shtyu të shkruaja këngën. Nuk kishte fare të bënte me idenë për të shkruar një këngë për këtë çështje vetëm sepse unë jam irlandeze.

Derisa Dolores O’ Riordan kur e shkroi këngën, e konsideroi atë si shumë agresive, pas kritikave të shumta që mori, ajo deklaroi për vox se kjo këngë ndonëse agresive është kënga më humane që ka shkruar ndonjëherë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe videoja muzikore për këngën “Zombie” nuk shpëtoi pa telashe. Ajo u ndalua nga BBC për shkak të “imazheve të dhunshme”. Gjithashtu, u ndalua edhe nga RTE, transmetuesi kombëtar i Irlandës. Në vend të videos origjinale, si BBC ashtu edhe RTE zgjodhën të transmetonin një version të redaktuar, që përqendrohej në pamje të grupit gjatë një performancë live – një version që vetë The Cranberries e mohuan në thelb.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta mbajtur videon origjinale “larg syve të publikut”, disa nga pamjet fillestare mbijetuan, përfshirë edhe skena me fëmijë që mbanin armë. Në mars 2003, në prag të shpërthimit të Luftës në Irak, Qeveria Britanike dhe Komisioni i Pavarur i Televizionit (ITC) nxorën një deklaratë sipas së cilës Kodi i Programit të ITC-së do të hiqte përkohësisht nga transmetimi këngët dhe videot muzikore që përmbanin “material të ndjeshëm”, përfshirë këngën “Zombie”.

Shumë grupe mediatike u përputhën me këtë vendim për të shmangur “fyerjen e ndjenjave të publikut”, duke përfshirë edhe MTV Europe. Duke qenë se kënga shkelte udhëzimet e ITC-së, “Zombie” u vendos në listën e zezë të këngëve, me fokus në videoklipin zyrtar të saj. Censura u hoq pasi lufta përfundoi.

Në gusht 2006, CBS censuroi një performancë të këngës “Zombie” nga konkurrentja e programit Rock Star, Supernova Dilana, për shkak të tekstit, duke fshirë të gjitha përmendjet për tanke, bomba dhe armë. Edhe pse CBS refuzoi të komentojë, një punonjës pretendoi se ishte “i shqetësuar që kënga mund të shihej si një deklaratë kundër Luftës në Irak”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Doanh Nhân Sài Gòn

Dolores O’Riordan shpesh i kushtonte këngën “Zombie” popullit të Bosnjës dhe Ruandës, shkaku i luftave dhe gjenocidet që ndodhen atje më 1994 dhe 1995, sipas BBC-së dhe Discover Music. Mesazhi kundër dhunës në këngë rezononte me vuajtjet dhe humbjet e shkaktuara nga luftërat në këto rajone, dërsa mesazhi i saj për paqen dhe kundërshtimin e dhunës shtrihej edhe në konflikte të tjera.

Pas vdekjes së O’Riordan në vitin 2018, ekipi i hurlingut — një nga sportet tradicionale gaelike të Irlandës nga qarku Limerik, ku lindi këngëtarja — adoptuan këngën “Zombie” si himnin e tyre gjatë rrugëtimit të suksesshëm drejt Kampionatit All-Ireland.

Shpejt, kënga u bë edhe himn i rugbit, Munster, ekipi i rugbit në Limerik, fillimisht e luajti atë në nder të O’Riordan, dhe reagimi entuziast i tifozëve bëri që kënga të kthehej në pjesë të përhershme të ceremonive pas ndeshjeve.

Kënga u ri-popullarizua në vitin 2023, pasi u luajt pas ndeshjeve të Irlandës në Kupën e Botës në Rugbi. Ajo u përqafua nga tifozët e ekipit irlandez, të cilët shfaqeshin në video duke kënduar këngën në kor. Ky fakt ofendoi nacionalistët irlandezë, të cilët e identifikuan këngën si një himn “anti-IRA”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Liderët politikë irlandezë mbështetën përdorimin e këngës si himn rugbi. Kryeministri (Taoiseach) Irlandës, Leo Varadkar, e përshkroi atë si “një këngë që të gjithë mund ta këndojmë me rehati. Është një këngë anti-terrorizmi. Nuk është një këngë nacionaliste apo uniste.” Kreu i SDLP-së (Partisë Socialdemokrate dhe Laburiste të Irlandës), Colum Eastwood, shkroi se “‘Zombie’ është një këngë anti-lufte, e shkruar pasi IRA vrau dy fëmijë në Warrington,” duke shtuar se kritika ndaj IRA-së nuk përbën mbështetje për “brutalitetin britanik,” dhe theksoi: “Shumica prej nesh ishim kundër të dyjave.”

Fillimisht, Cranberries ishte një grup muzikor me emrin “The Cranberry Saw Us”. Vëllezërit Noel dhe Mike Hogan (kitarë dhe bas,) formuan grupin në Limerick, Irlandë, së bashku me bateristin Fergal Lawler në vitin 1990. Pas largimit të këngëtarit origjinal të grupit, Niall Quinn, treshja publikoi një njoftim për të kërkuar një këngëtare femër.

Dolores O’Riordan iu përgjigj këtij njoftimi dhe bëri audicion, duke shkruar tekste dhe melodi për disa nga demo-t ekzistuese të grupit. Disa biografë shpesh thonë se grupi kishte shpallur audicion për këngëtare, por në të vërtetë ishte Dolores ajo që, gjatë audicionit, vlerësoi nëse ata ishin të denjë që ajo t’u bashkohej.

Foto: WTOP

Në mesin e vitit 1990, Dolores – atëherë vetëm 18 vjeçe – shkoi me biçikletë në audicionin në studiot Xeric, e veshur me tuta sportive dhe me një tastierë Casio të thyer nën sqetull. O’Riordan kujton takimin e parë:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Më pëlqeu shumë ajo që dëgjova; mendova se ishin shumë të mirë dhe të ngushtë. Ishte një grup me potencial të jashtëzakonshëm, por kishin nevojë për një këngëtare — dhe për drejtim.”

Kitaristi Noel Hogan i dha asaj një demo në kasetë, që përmbante sekuenca akordesh të tingujve indie-jangly të kitarës. O’Riordan e mori kasetën në shtëpi dhe, pas një jave, solli versionin e saj të përpunuar të këngës “Linger”. Basisti Mike Hogan më vonë e përshkroi momentin: “Ne u mahnitëm menjëherë – zëri i saj ishte diçka e veçantë.”

Foto: Shopee

Ndërsa Noel Hogan kujton:“Ajo ishte kaq e vogël me trup dhe e qetë… dhe hapi gojën të këndoj dhe doli ai zë i madh, i mrekullueshëm, i fuqishëm – një kontrast i habitshëm me pamjen e saj të jashtme, madhësia e saj e vërtet ishte zëri i saj”.

Pas bashkimit të saj, grupi regjistroi një kasetë demo që ata vetë e shpërndan nëpër dyqane muzikore në të gjithë Irlandën. Pasi shitën 300 kopjet e para, grupi e shkurtoi emrin në “The Cranberries” dhe dërguan një demo tjetër — që përmbante versionet e hershme të këngëve “Linger” dhe “Dreams” – në kompanitë diskografike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kaseta u regjistrua në studiot Xeric, të cilat drejtoheshin nga Pearse Gilmore, i cili më vonë u bë menaxheri i tyre. Në kohën e regjistrimit të kësaj kasete, të gjithë anëtarët e grupit ishin ende në fund të adoleshencës. Shumë pak besonin se në ato ditë po formohej një fenomen tjetër nga Irlanda, më i madhi që nga themelimi i grupit U2.

Foto: Spotify

Të udhëhequr nga Dolores O’Riordan, zëri i fuqishëm dhe i dallueshëm i së cilës u bë elementi më karakteristik i tingullit të grupit, The Cranberries fillimisht nuk patën një ndikim të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Kur balada “Linger” u bë një hit botëror në vitin 1993, grupi arriti suksesin masiv.

O’Riordan ishte e frymëzuar nga The Smiths, Duran Duran, The Cure, R.E.M. dhe Depeche Mode. Ndërsa Lawler, Mike dhe Noel Hogan u frymëzuan nga The Cure, Joy Division, Echo & the Bunnymen, Siouxsie and the Banshees, The Clash dhe The Smiths.

Noel Hogan theksoi se në fillimet e grupit, “të gjitha këto rrugë çuan te The Smiths, të cilët u bënë shumë të rëndësishëm në jetën dhe veprimtarinë tonë më vonë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata shumë shpejt u bënë një nga grupet më të suksesshme që dolën nga skena indie para shpërthimit të Britpop-it në fillim të viteve ’90. Ata kombinuan tingujt melodikë të kitarës indie të post-Smiths,  me teksturat e ëmbla dhe hipnotizuese të dream pop-it të fundviteve ’80, duke shtuar edhe një nuancë të lehtë keltike.

Pas suksesit të “Linger”, The Cranberries u bënë shpejt yje ndërkombëtarë. Si albumi i tyre debutues i vitit 1993, “Everybody Else Is Doing It, So Why Can’t We?”, ashtu edhe pasuesi i tij i vitit 1994, “No Need to Argue”, u shitën në miliona kopje dhe sollën një varg këngësh të cilat e mbijetuan kohën e vetë.

Kur publikuan albumin e tretë, “To the Faithful Departed”, në vitin 1996, ata shtuan tinguj të shtrembëruar kitarash dhe filluan të krijonin muzikë me përmbajtje më të ndërgjegjshme shoqërore.

Këtë qasje ata e vazhduan edhe në shekullin XXI, përpara se të ndërprisnin aktivitetin në vitin 2003 për të ndjekur projekte solo. Pas gati një dekade, grupi u rikthye me albumin “Roses” në vitin 2012 dhe më pas me “Something Else” në vitin 2017.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 15 janar 2018, O’Riordan u gjet pa ndjenja në banjën e dhomës së saj të hotelit në Londër dhe u shpall e vdekur po atë ditë. Ajo ishte 46 vjeçe. Hetimi i zhvilluar në Gjykatën e Koronerit të Westminster më 6 shtator konkludoi se vdekja e saj ishte pasojë e mbytjes aksidentale në vaskë.

Testet toksikologjike treguan se në trupin e saj kishte vetëm nivele “terapeutike” të barnave, por edhe një përqindje të vogël alkooli në gjak.

Foto: Rolling Stone

Regjistrimet e saj të fundit vokale u përdorën për të realizuar veprën përmbyllëse të grupit, “In the End”, e publikuar në vitin 2019 dhe e nominuar për çmimin Grammy – një lamtumirë prekëse për O’Riordanin, fansat dhe vetë grupin.

Dolores O’Riordan mbetet një nga divat e fundit të muzikës Rock; zëri i saj, i cili mbijetoi edhe personalitetin e saj, u shndërrua në një thesar të vërtetë për kulturën irlandeze dhe mban Irlandën lartë në majat e hartës të rock muzikës./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
TAGGED:1994AlternativCranberriesDoloresDolores O’RiordanDublinemocionaleHimninterpretimIRAkitarëKonfliktKrishtkujtimeLuftëmelodimesazhMetaforëMuzikëpeoplepolitikëRadioRebelimRitëmrockshoqëritekstThe CranberriesTophomeVideoklipVokalWarringtonzombie

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Interesimi nga Real Madrid, Liverpool vendos çmimin për Mac Allister
Artikulli i ardhshëm Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri

27 Shikime
Lajme të miraPeople

Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza

21 Shikime
People

Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?