Në stinën e pranverës ka dominuar në tregjet e Kosovës domatja e importuar nga Shqipëria dhe nga Turqia, ndërsa që në qershor dhe sidomos nga fillimi i korrikut, në tregjet e vendit ka arritur edhe domatja vendore nga Mamusha, e karakterizuar me të drejtë si produkt bujqësore surprizues, para se gjithash për shkak se shquhej si shumë cilësore si për nga pamja e jashtme, ashtu edhe për nga shija.
Sivjet, që nga muajt e pranverës, në tregjet e gjelbra të vendit, por edhe në markete, supermarkete dhe në shitoret e specializuara, është imponuar domatja shumë cilësore, ndërsa me fillimin e muajit korrik edhe me çmimin e përgjysmuar më të lirë krahasuar me çmimin e mujve të pranverës. Në stinën e pranverës ka dominuar në tregjet e Kosovës domatja e importuar nga Shqipëria dhe nga Turqia, ndërsa që në qershor dhe sidomos nga fillimi i korrikut, në tezgat e tregtarëve të produkteve bujqësore në tregjet e vendit ka arritur edhe domatja vendore nga Mamusha, e karakterizuar me të drejtë si produkt bujqësore surprizues, para se gjithash për shkak se shquhej si shumë cilësore si për nga pamja e jashtme ashtu edhe për nga shija.
Te domatja, krahas cilësisë, ka rënë në sy edhe çmimi i ulur ndjeshëm në korrik krahasuar me disa ditë e javë më parë.
Një kilogram i domatës, qoftë asaj vendore, qoftë i domatës së ashtuquajtur rozë, që kryesisht në tregjet tona vie nga kopshtijet e Shqipërisë dhe të Mamushës, gjatë kësaj periudhe ka kushtuar 1 euro, 1,2 dhe në raste edhe deri në 1,5 euro, dhe ky çmim saktësisht ishte ndjeshëm më i ulët se sa çmimi kur domatja tregtohet me 2 euro kilogramin e përtej.
“Me çmimin prej 1 euro për një kilogram, domatja sivjet është bërë perimi më popullor në tregjet tona, sepse me këtë çmim të pranueshëm patën mundësi të furnizohen thuaja të gjithë konsumatorët e perimeve në tregjet tona. Kishte mundësi edhe më të ulet çmimi i domatës, por edhe me 1 euro kilogrami bëhet i mundshëm ta kenë të gjitha familjet, edhe ato të varrfërat”, thotë prishtinasi i moshuar A. S., një konsumator i rregulltë i tregjeve të gjelbra në kryeqytet.
“Prodhimi në kopshtijet e fermerëve kosovarë sivjet ka qenë shumë cilësor, por edhe rendimenti ishte i kënaqshëm. Dhe, e tërë sasia e prodhuesve të mëdhenjë të domatës (të atyre që kanë pasur nga disa hektarë të mbjellë me domate) thuaja ka shkuar në eksport në tregjet evropiane, që nga mesi I muajit qershor deri në gusht. Prandaj, nuk është ulur çmimi I domatës më shumë’, thotë tregtari prishtinas i perimeve në Tregun kryesor të gjelbër të kryeqytetit.
Tashmë në mbarë Kosovën janë ndërtuar shumë pika grumbulluese, të pajisura me teknologji moderne të ruajtjes së perimeve (të ashtuqujtura frigoriferë), dhe këtu grumbullohen perimet e shumta (tranguj, lakra, qepë, patate dhe speca), edhe domatet, për t’I nisur më pastaj për në tregjet e shteteve të rajonit dhe të Evropës. Në çmimet aktuale të domatës, dhe të shumë perimeve të tjera, që konsiderohen të larta për rrethanat financiare dhe fuqinë blerëse të kosovarëve, që vazhdon të jetë rrjedhojë e kërkesës më të madhe se sa të ofertës, kanë ndikuar edhe rritja e dukshme e numrit të kompanive që bëjnë përpunimin e perimeve sezonale. Tashmë janë diku rreth 1.700 kompani të tilla, mbi gjysëma e të cilave tashmë I eksportojnë perimet e tyre të konservuara, dhe ky numër domosdo e ka ndikimin në ofertën e munguar të produkteve bujqësore në treg, sipas zyrtarëve të Shoqatës së Përpunueseve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës. Në tregjet tona të gjelbra ditët në prag të nisjes së sezonit të turshive bëhen shumë problematike me çmimet ngritura, thuaja të të gjitha llojeve të perimeve. Prandaj, edhe tregtarët edhe konsumatorët nuk e fshehin frikën se edhe sivjet në prag të sezonit të turshive do të ketë lëvizje b evidente të çmimeve, ngritje të tyre. Mbetet të shihet këtyre ditëve se si do të yhvillohen ecuritë e çmimeve në këtë pragvjeshtë, kur rëndom ten e ka pasur ngritje të theksuara çmimesh të perimeve./Buletini Ekonomik/Katror.info