katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kosova dhe BE-ja diskutojnë përparimet dhe sfidat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
    2 hours ago
    Moti për vikend në Kosovë e Shqipëri, kthehen temperaturat e larta
    2 hours ago
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
    16 hours ago
    Landa e Osmani diskutuan për fushat e mundshme të bashkëpunimit
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    1 hour ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    1 hour ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    2 hours ago
    ‘Sofra Pejane’ prezanton vlerat muzikore shqiptare në televizionin shtetëror franko-gjerman “ARTE”
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    19 hours ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    19 hours ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    23 hours ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    6 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    3 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    20 hours ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    3 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    3 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dr. Rifat Latifi mban ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Dr. Rifat Latifi mban ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës

Last updated: 18/10/2023 8:11 PM
103 Shikime
Shpërndaje

Në Vjenë, Prof. Dr. Rifat Latifi ka mbajtur një ligjëratë në Akademinë Diplomatike.

Temë e ligjëratës në institucionin më kredibil në Evropë, në Shkollën për Studime Ndërkombëtare, ishte “Transformimi i sistemit shëndetësor në vendet pas konfliktit”. Ai potencoi se “objektivi im ishte dhe është ende shumë i thjeshtë- rindërtimi i sistemit shëndetësor të Kosovës”.

Prof. Dr. Latifi trajtoi shumë çështje, duke theksuar se transformimi i sistemit shëndetësor në vendet në zhvillim dhe në ato pas konfliktit është kompleks dhe multidimensional.

Mundesh me e lexu edhe…

Cili është “ushqimi i vetëm” që mund të ngadalësojë procesin e plakjes?

“Shumë faktorë janë përgjegjës për mungesën e transformimit. Ndër ta është korrupsioni i gjithëpërhapur, mungesa e vizionit politik, mungesa e ekspertizës dhe dijes solide dhe si të transformohet sistemi shëndetësor”, tha mes tjerash në ligjëratën e tij Dr. Latifi, përcjell albinfo.ch.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po ashtu, ai mori shembull Republikën e Kosovës si vend pas konfliktit dhe atij në zhvillim e sipër.

Duke folur për ndikimin apo pasojat e konfliktit në sistemin e kujdesit shëndetësor, Dr. Latifi përmendi shkatërrimin e objekteve, ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore dhe ikjen e trurit të profesionistëve shëndetësorë.

Si themelues i Telemjekësisë, fillimisht në Kosovë, mandej në Shqipëri dhe në Afrikë, ai përmendi edhe këtë faktor shumë të rëndësishëm, sidomos në kuptimin se si telemjekësia dhe e-shëndeti mund të transformojnë kujdesin shëndetësor në vendet e tjera.

Për infrastrukturën, Prof. Dr. Latifi veçoi ndërtimin e infrastrukturës, ndërtimin e rrjetit dhe komunikimit, të Telemjekësisë dhe të e-shëndetit, përderisa si shumë të domosdoshme ai përmendi edhe programin arsimor dhe krijimin e kapaciteteve njerëzore për të siguruar qëndrueshmërinë, bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prof. Dr. Rifat Latifi është Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës; Kirurg i Përgjithshëm, Traumës dhe i Kujdesit Kirurgjik Kritik, në Abrazo West Campus, Goodyear (Phoenix), Arizona; Profesor i Kirurgjisë, Universiteti i Arizonës.

Ndërkaq, fjalë rasti në këtë event pati edhe Martina Schubert, zëvendësdrejtoreshë e Shkollës së Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës, e cila falënderoi Dr. Latifin për prezencën dhe ligjëratën ajo e quajti “një mundësi e përkryer jo vetëm për institucionin diplomatik, por edhe për të pranishmit në auditorium, të pranishmit e tjerë nga institucionet shtetërore të Austrisë, dhe po ashtu edhe për studentët prezentë”.

“Prandaj, ne jemi të nderuar që ju kemi këtu, dhe jemi me ju Prof. Dr. Latifi, si ligjërues që do të ndani mendimin tuaj nga përvoja, sa i përket temës “Transformimi i Sistemit Shëndetësor në Vendet Pas-Konfliktit. Është një mundësi e mirë që tj’u informojmë për diçka që ju e dini, transformimi digjital është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe për këtë arsye, ju informoj se Shkolla për Studime Ndërkombëtare e Vjenës ka vendosur që vitin e ardhshëm të filloj me programin dy-vjeçar Master për shkencë në lëminë “Marrëdhënie ndërkombëtare digjitale”, u shpreh ajo.

Në këtë institucion Prof. Dr. Latifi u prit nga udhëheqësit kryesorë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, si nga znj. Martina Schubert, zëvendësdrejtoreshë e Shkollës së Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës, z. Andreas Minnich, deputet në Parlamentit Austriak dhe President, i Asociacionit për Miqësi të mirë Austriako-Kosovare: z. Gero Stuller, koordinator Ndërkombëtar i Politikave Shëndetësore dhe OBSH-së, dhe po ashtu përfaqësues nga Ministria Federale e Austrisë, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; nga z. Johannes Zahrl, drejtor i Odës së Mjekëve të Austrisë, dhe nga profesionistë shëndetësor të Vjenës e më gjerë.

Ndërkohë, Prof. Dr. Latifi ishte i shoqëruar nga Prof. Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj, Traumatologe Dentare- në Universitetin e Stomatologjisë në Graz, dhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Lulzim Pllana. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:akademia diplomatikeligjeratëpeopleRifat Latifitop1top2tophome2vjenë

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Zvicra dëshiron të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore 2030
Artikulli i ardhshëm Pepper X shpallet zyrtarisht speci më djegës në botë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri

25 Shikime
Lajme të miraPeople

Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza

21 Shikime
People

Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?