Ibrahim Dresheviç nuk është më futbollist i Fatih Karagümrük. Futbollisti kosovar është larguar nga klubi i Superligës turke për ta vazhduar karrierën në Japoni tek klubi FC Machida Zelvia.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk përmes faqes së vetë zyrtare, përcjell “Gazeta Express”.
26 vjeçari kështu do ta provojë një eksperiencë të re në elitën e futbollit japonez.
“Marrëveshja është arritur për transferimin e lojtarit tonë, Ibrahim Dresevic tek FC Machida Zelvia, njëri prej Ligës së parë japoneze. Do të donim ta falënderonim për kontributin e tij në klubin tonë deri tash dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij futbollistike”, shkroi klubi turk.
Dresheviç i ishte bashkuar ekipit Fatih Karagümrük nga klubi holandez Heerenvenen në korrik të vitit 2022, ndërsa kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në fund të këtij sezoni.
Sidoqoftë, ai u largua gjashtë muaj pa përfunduar kontrata.
Mesfushori defanziv, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, i ka zhvilluar 17 ndeshje në këtë sezon në Superligën dhe Kupën e Turqisë duke e shënuar një gol dhe duke i bërë dy asistime. /Katror.info