Klubi i Pingpongut Drita nga Gjilani ka rrëmbyer titullin e kampiones së Superligës së Kosovës, pas një performance mbresëlënëse në ndeshjen vendimtare ndaj KPP Prishtina.
Takimi u zhvillua sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe përfundoi me rezultat bindës 4–1 në favor të Dritës, që kështu vulosi një sezon të suksesshëm e plot dominim.
Ky sukses vjen si shpërblim për punën dhe përkushtimin e skuadrës gjilanase gjatë gjithë kampionatit, ndërsa Federata e Pingpongut të Kosovës ka uruar klubin për arritjen, duke e cilësuar si një nxitje të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vend./Katror.info