Një tendencë e re po merr zhvillim, gjithnjë e më shumë, në industrinë e ndërtimit në Finlandë. Shumë kompani po zgjedhin të zëvendësojnë betonin dhe çelikun me drurin. Kjo përpjekje lidhet me ambicien për të ulur emetimet e karbonit, sa më shumë të jetë e mundur.
Tre të katërtat e tokës në Finlandë janë të mbuluara nga pyjet, çka do të thotë se druri është një material që gjendet lehtë dhe me shumicë në këtë vend, megjithatë duhet gjetur një teknikë, në mënyrë që të përdoret edhe në ndërtesa të larta.
Në kërkim të mënyrave për të ndërtuar shtëpi që janë miqësore me ambientin, bashkëthemeluesi dhe CEO i CUBO Earl Forlales vendosi ë kthejë sytë nga e shkuara. Gjyshërit e tij, jetonin në ato që quhen “Bahay Kubo”, një lloj kasolleje e ndërtuar me bambu. Ai tha se:
Filipinasit i kanë përdorur bambutë për të ndërtuar shtëpi edhe përpara kolonizimit, për mijëra vite.
E fortë dhe fleksibël, bambuja është një nga bimët me rritje më të shpejtë në botë. Ndërkohë që druve të butë dhe të fortë mund t’u duhen nga 40 deri në 150 vite që të “piqen”, bambuja është gati që të mblidhet brenda tre viteve.
Nëse përpunohet, druri i bambusë mund të zgjasë për dekada me radhë. Pasi e kuptoi se “Bahay Kubo” mund të adaptohet e të kthehet në shtëpi të kohëve moderne, Forlales nisi që të ndërtonte shtëpitë e tij prej bambuje.
Me idenë e tij fitoi sfidën “Qytete për të ardhmen tonë”, të organizuar nga “Royal Institution of Chartered Surveyors” në vitin 2018 dhe një vit më vonë, bashkëthemeloi Cubo-n në vitin 2019. Kompania hodhi në treg shtëpitë parafabrikato në nëntor të vitit 2020 dhe strukturat që mund të bëhen gati në vetëm disa ditë, mund të zgjasin deri në 50 vite.
Earl Forlales shpreson tashmë që shtëpitë që kompania e tij ndërton me dru bambuje mund të ndihmojnë në shtimin e godinave që ndërtohen me materiale që nuk ndosin ambientin apo kërkojnë shpenzim të lartë energjie dhe në të njëjtën kohë ofrojnë shtëpi ekonomike për filipinasit në kohë krize./Katror.info