Mbëmë në Tiranë, Dua Lipa mbajti koncert për nder të festës së 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë.
Koncerti i këngëtares së famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipës i mbajtur mbëmë njëherish shënoi edhe përmbylljen e turneut të saj botërorë “Future Nostalgia” në kryeqytetin shqiptar, pikërisht në përvjetorin e 110-të të pavarësisë së Shqipërisë.
Sot, në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndau disa momente të mrekullueshme dhe plot energji të shkrepura mbëmë gjatë performancës që Dua Lipa solli tek publiku.
Deri tani vlerësohet se mbi 200 mijë persona ishin të pranishëm në publik.
Kujtojmë se gjatë vizitës së Duas në Shqipëri ajo fitoi edhe Pasaportën Shqiptare në shenjë mirënjohjeje, nga Presidenti i vendit. /Katror.info