Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një koleksion të ri mode, në kuadër të albumit të saj “Radical Optimism”.
catch em before summer goes!!! new radical optimism collection out now !!!!!! https://t.co/DxYeUnlzt9 pic.twitter.com/k5BsTEz7d0
— DUA LIPA (@DUALIPA) August 6, 2024
Ky koleksion përmban aparat fotografik të stilit “vintage”, çorape, bluzë me mëngë të shkurtra, kostum për larje, peshqir, e gomë në formë të yllit. Secili nga produktet e koleksionit përmban mbishkrimin “Radical Optimism’ dhe formën e yllit.
Lajmin se ka bërë produkte të reja në kuadër të albumit të fundi, e ka bërë të ditur vetë Lipa përmes llogarive të saj zyrtare në rrjete sociale, përcjell Koha.net.
Ajo ka shkruar se koleksioni veror me produkte të reja “Racial Optimism” është gati, ku ka ndarë edhe linkun për blerje nga uebfaqja zyrtare.
“Merrni para se të shkojë vera!!! Koleksioni i ri ‘Radical Optimism’ në shitje tani!!!”, ka shkruar këngëtarja./Katror.info