Ylli me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është bërë sërish pjesë e vëmendjes ndërkombëtare, këtë herë në sfilatën ekskluzive të modës të markës së njohur “Schiaparelli” në Paris.
E ulur në rreshtin e parë – një vend që zakonisht u përket emrave më të mëdhenj të botës së artit dhe modës – Lipa u shfaq me një fustan unik që mori vëmendje të menjëhershme.
Kreacioni i saj ishte një fustan i bardhë i punuar me detaje artizanale nga “polymer clay”, një material që përdoret zakonisht për punime artizanale. Daniel Roseberry, drejtori kreativ i markës, ka zbuluar se çdo petalë në veshje është punuar me dorë, duke e kthyer atë në një vepër arti të vërtetë.
Fustani me krahë të theksuar, që ngjasojnë me ato të një engjëlli, përforcoi edhe më shumë statusin e saj si një ikonë stili, përtej suksesit të saj në muzikë.
Me këtë paraqitje, Dua Lipa dëshmon edhe një herë se është një forcë ndikimi jo vetëm në skenën muzikore, por edhe në pasarelat më të rëndësishme të modës./Katror.info