Dua Lipa të enjten publikoi një fotografi të re në rrjetet sociale, ndërsa dokumentonte udhëtimin e saj në Japoni.
Këngëtarja 27 vjeçe, pozoi me një veshje të ekspozuar, ndërsa kishte veshur një palë çizme të zeza PVC.
Dua zgjodhi një makijazh joshës ndërsa kishte aksesorë një palë vathë gjigantë prej ari, shkruan Daily Mail.
Fotografi të tjera nga vendpushimi i saj i fotografive në Japoni e treguan atë duke pozuar me një veshje të bukur ngjyrë bezhë.
Gjatë eksplorimit në ishujt e Japonisë të mërkurën, Dua u shfaq me një veshje koplet të bardhë.
Ajo gjithashtu kishte veshur një kostum të zi me një jakë të bardhë, gjatë ditëve të para të pushimit, në të cilin dukej shumë stylish.
Dua ka shijuar pushimet në Japoni, ajo u bë gati për koncertin e saj të radhës në Auckland të Zelandës së Re, në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.
Dua do të kthehet në Australi muajin e ardhshëm kur do të performojë në Brisbane më 5 nëntor, përpara se të performojë në Sydney më 9 dhe 10 nëntor.
Më pas këngëtarja do të mbajë dy koncerte në Melburn më 11 dhe 12 nëntor përpara se të performojë në Adelaide më 14 nëntor.
Ajo do të përfundojë turneun e saj në Perth më 16 nëntor.
Shiko këtu evolucionin e stilit të Duas ndër vite.