Dua Lipa shkëlqen në të kuq në koncertin e fundvitit ‘JingleBall’ Ajo riafirmoi epitetin e saj të superyllit, teksa performoi gjatë koncertit ‘Jingle Ball’ të KIIS FM, i cili u mbajt në KiaForm në Inglewood, Kaliforni.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 27 vjeçe, dominoi skenën – pasi u ngjit në tapetin e kuq – e veshur me një triko të kuqe me një sup me detaje të zeza.
Interpretuesja e hitit “New Rules” dukej në formë si kurrë më parë. Ajo performoi në skenë me një palë çizme të gjata të zeza.
Flokët brune të Duas ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa sa i përket makijazhit, këngëtarja e zjarrtë zgjodhi një ngjyrë të ngrohtë kafe nëpër qepallat e saj.
Për t’iu përshtatur pamjes së saj të kuqe të zjarrtë, Lipa kishte realizuar një manikyr të kuq në gishtat e saj.
Fituesja e çmimeve “Grammy” tërhoqi vëmendjen teksa interpretoi hitet e saj më të mëdha për një turmë të madhe fansash.
Në një moment gjatë shfaqjes, ylli mbante një ombrellë transparente.
Emra të tjerë të njohur që kanë kënduar në koncertet e “JingleBall” si: Bebe Rexha, Jack Harlow, Pitbull, Khalid, LewisCapaldi, Ava Max, Dove Cameron, Jax dhe Nicky Youre.