Këngëtarja Dua Lipa nuk ndjek askënd tjetër në rrjetin social “Instagarm”, përveç tri faqeve të saj.
Artistja ka vendosur të heqë miqtë dhe bashkëpunëtorët nga lista e njerëzve që ndjek dhe të ndjekë vetëm fondacionin “Sunnt Hill”, festivalin “Sunny Hill Festival” dhe podkastin e saj “Service95”.
Ndërsa pak ditë më parë, Dua ndërmori një nismë të pazakontë me qëllim për të qenë më afër me adhuruesit e muzikës së saj. Ajo publikoi numrit e telefonit.
“Më shkruani”, tha ajo, mesazh të cilin e shoqëron me një puthje virtuale.
Dua Lipa së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin e njohur, Romain Gravas, dhe po përflitet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo. Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga afterparty i Balenciaga. Në foto ata shfaqen tejet të qeshur, ndërsa shijojnë shoqërinë e njeri-tjetrit në makinë. /Katror.info
Përgatiti:
