Pas katër netëve të paharrueshme të superyllit botëror Dua Lipa në “Madison Square Garden” të New York-ut, menaxheri dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, ka ndarë emocionet me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
“Takoni idhujt tuaj… ATA JANË THJESHT TË MREKULLUESHËM. New York, je më i miri. Një javë e çmendur në NY dhe katër netë të paharrueshme të Dua Lipës në @thegarden”, ka shkruar ai, duke e përshkruar atmosferën si të jashtëzakonshme.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi këngëtari i njohur amerikan, Lenny Kravitz, publikoi një mesazh falënderues për Dua Lipën, pas performancës së tyre të përbashkët në skenë. Kravitz e quajti bashkëpunimin me këngëtaren me origjinë shqiptare “gëzim të pastër” dhe i shprehu asaj dashuri dhe respekt.
Katër koncertet e Dua Lipës në “Madison Square Garden” shënojnë një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke e konsoliduar edhe më shumë pozitën si një nga artistet më të kërkuara dhe më të dashura në botë./Katror.info