katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ tregon si duhet të zhvillohet fushata zgjedhore e balotazhit
    4 hours ago
    Si ti largoni lehtësisht etiketat nga kavanozët?
    2 days ago
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
    6 hours ago
    GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkencëtarët e klimës shpallen fitues të çmimit global për zgjidhje mjedisore
    8 minutes ago
    Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë
    1 day ago
    Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”
    1 day ago
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë me vepra vendore e ndërkombëtare harmonizon kontrastet
    38 seconds ago
    Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV
    1 day ago
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
    1 day ago
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    6 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    6 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    3 days ago
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    1 day ago
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    5 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    3 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    2 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    3 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dukagjin Podrimaj në sheshxhirim të filmit ndërkombëtar ‘The Crow: Reboot’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Dukagjin Podrimaj në sheshxhirim të filmit ndërkombëtar ‘The Crow: Reboot’

Last updated: 26/12/2023 12:26 PM
276 Shikime
Shpërndaje
Foto: IMDB

Aktori i mirënjohur kosovar, Dukagjin Podrimaj, njoftoi pjesëmarrjen e tij në filmin “The Crow: Reboot”, i cili premierën do ta ketë në vitin 2024.

Një natë para dasmës së tij, muzikanti Eric Draven (Brandon Lee) dhe e fejuara e tij vriten brutalisht nga anëtarët e një bande të dhunshme brenda qytetit. Në përvjetorin e vdekjes së tyre, Eriku ngrihet nga varri dhe merr mantelin gotik të “The Crow”, një hakmarrës i mbinatyrshëm. Duke gjurmuar banditët përgjegjës për krimet dhe duke i vrarë në mënyrë të pamëshirshme, Eric përballet përfundimisht me kryegangsterin Top Dollar (Michael Wincott) për të përfunduar misionin e tij makabër, shkruan Koha.

Është kjo ngjarja e filmit të regjisorit Alex Proyas, “The Crow”, e vitit 1994. Gati 30 vjet pas, një tentativë e radhës për të sjellë versionin e ri të këtij filmi ka nisur të realizohet dhe pjesë e kastës së filmit “The Crow: Reboot” të 2024-s është edhe aktori nga Kosova, Dukagjin Podrimaj.

Mundesh me e lexu edhe…

Në një intervistë për emisionin “Nëpër Film” në KTV, Podrimaj ka zbuluar detaje rreth filmit. Ka thënë se emra të njohur të kinematografisë botërore kanë kaluar nëpër këtë projekt. Dhe përfundimisht kasta është vendosur me aktorin e njohur hollywoodian Bill Skarsgård në rolin kryesor dhe rolet e tjera me aktorët Danny Huston, Laura Bin dhe FKA Twigs.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky është projekti më i madhi që kam arritur. Regjisori është Rupert Sanders. Përndryshe kjo është ‘The Crow: Reboot’, që do të thotë se është bërë një version i ri i filmit ‘The Crow’ të vitit ’94 që ka qenë i regjisorit Alex Proyas, ku për fat të keq aty në set ka vdekur djali i Bruce Lees. Ka pasur edhe tendenca të tjera për një version të ri, por asnjëri nuk ka qenë i suksesshëm. Ky projekt që ka filluar ka shumë emra të njohur që kanë qenë të bashkëngjitur duke filluar nga rolet kryesore: Bradley Cooper, Jason Mamoa, Mark Wahlberg, Luke Evans e shumë emra të tjerë bashkë me regjisorë të tjerë. Ka përfunduar me Bill Skarsgård në rolin kryesor edhe Rupert Sanders”, ka thënë Podrimaj për KTV-në.

Podrimaj ka treguar për rolin e tij në film dhe ka theksuar se është një projekt ndryshe nga të tjerët. Ka thënë se gjatë xhirimeve nuk ka mundur të mos bëjë krahasime me përvojat e mëparshme.

“Unë përmes agjentes sime e kam bërë një audicion për një rol tjetër dhe ata më kanë përzgjedhur për rolin e Detective Milch . Kam shkuar në Pragë dhe nuk po flas për trajtimin, sepse është një projekt 100-milionësh edhe kam pasur 4 ditë xhirime dhe kam skenë me Billin, me rolin kryesor. Një skenë është goxha e gjatë, për në film nuk e di. E kanë të drejtën edhe ta largojnë, por është një rol kyç për fillimin fitimit të fuqisë së Eric Draven”, ka thënë Prodrimaj.

Pas filmit të 1994-s ka pasur tentime të shumta për të rifreskuar historinë e “The Crow”. Asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar në një film apo edhe nuk ka vazhduar në faza të realizimit. Kjo ka bërë që fansat e këtij filmi të ndahen në dy grupe: ata që e presin një version të ri dhe ata që mendojnë se nuk do të duhej një gjë e tillë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Një film që ka shumë kritika midis fansave që e dëshirojnë një version të ri dhe atyre që nuk e dëshirojnë një version të ri, sepse mendojnë që ai film i vitit ’94 ka mbetur si kult”, ka bërë të ditur Podrimaj.

Bill Skarsgård është një aktor suedez. Ai është i njohur për portretizimin e Pennywise në filmat horror “It” dhe “It Chapter Two”, bazuar në romanin e Stephen King me të njëjtin titull. Paraqitjet e tjera horror i ka në filmin “Barbarian” dhe serialet “Hemlock Grove” dhe “Castle Rock”.

Ndërsa filmi “The Crow: Reboot” ka hyrë në fazat e zhvillimit në dhjetor të vitit 2008. Regjisorët Norrington, Juan Carlos Fresnadillo, F. Javier Gutiérrez dhe Corin Hardy fillimisht u nënshkruan si regjisorë për filmin, ndërsa Bradley Cooper, Luke Evans, Jack Huston dhe Jason Momoa ishin të menduar të gjithë si roli kryesor, Eric Draven, gjatë momenteve të ndryshme të zhvillimit. Skarsgård e mori rolin e Draven në prill 2022, së bashku me Sanders si drejtor. Xhirimet kanë nisur në korrik të vitit 2022, dhe janë realizuar në Pragë dhe Munich.

“Ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht e mirë. Për dijeninë time unë jam aktori i parë që kam luajtur në projekt të tillë dhe vij prej Kosovës. Ka edhe emra të tjerë si Arben Bajraktaraj, Blerim Destani, Nik Xhelilaj, do të thotë ka që kanë luajtur në projekte të tilla por jo që jetojnë në Kosovë. Është njëfarë dere që kur e hap thua se paska, qenka një derë diku”, ka përfunduar Podrimaj.

“The Crow” do të dalë nëpër kinema në vitin 2024 nga Lionsgate Films, në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa të drejtat e shpërndarjes ndërkombëtare të filmit janë blerë nga blerës të ndryshëm në Festivalin e Filmit në Cannes në maj të vitit 2022.

Dukagjin Podrimaj u lind më 2 janar të vitit 1986 në Prishtinë. Gjatë viteve 2010-2014 ka studiuar për Aktrim në Universitetin e Prishtinës. Puna e Podrimajt përmban një portofol kryesisht të ndërtuar mbi teatrin klasik, fizik, muzikal dhe filmin. Njihet për filma si “Zonjusha”, “Diamanti, “Adnan Kafazi”, “Nëntor i Ftohtë”, “Illyricvm” e “Escort”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FBK: Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
TAGGED:Dukagjin Podrimajfilmi nderkombetarlajme të miraThe Crow: Reboottop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Obama ndan listën e përvitshme të librave të tij të preferuar
Artikulli i ardhshëm Kida dhe Buta sjellin sonte bashkëpunimin e tyre të parë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Shkencëtarët e klimës shpallen fitues të çmimit global për zgjidhje mjedisore

2 Shikime
Lajme të mira

Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë

28 Shikime
Lajme të mira

Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?