katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    12 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Filloi Tirana Film Fest, filmat i shfaqin edhe në webfaqe
    1 day ago
    Standard&Poors vlerëson në ngritje perspektivën e Shqipërisë
    2 days ago
    Prishtinë: ‘Parking pa pagesë për veturën e parë në familje’ – Rregullorja e gatshme për votim
    2 days ago
    ‘Brenda 5 viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume’
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me serialet më të mira të 25 viteve të fundit të zgjedhura prej kritikëve
    6 hours ago
    Vajza e Christy Turlington gjurmëve të nënës
    13 hours ago
    Adhuruesit zgjodhën filmat më të mirë të dy dekadave të fundit
    13 hours ago
    Aktori i njohur ka marrë vendim në moshën 90-vjeçare: “Po tërhiqem nga aktrimi”
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Illusion Diffusion: Iluzione optike virale të AI që mund t’i bëni vetë
    13 hours ago
    Kuajt e Kukësit ‘pushtojnë’ malet e Sharrit, kope të mëdha shëtisin nëpër alpe
    1 day ago
    Facebook mundëson që me një llogari të hapni deri në katër profile shtesë
    3 days ago
    iPhone 15 mund të mbushë një iPhone tjetër
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Prishtina prin me pagën më të lartë në sektorin privat
    2 days ago
    Sos rikote me tomatina; kombinimi ideal për ushqimet krokante
    3 days ago
    Trëndafil-sallatë me avokado dhe domate; sallata meksikane që ja vlenë me provu
    3 days ago
    Italia e para në botë për kuzhinën më të mirë, ku renditet kuzhina shqiptare?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    1 month ago
    Postimet e fundit
    “Syri Qiellor”: Qyteti që të gjithë duan të vizitojnë për shkak të “pjatës” gjigante
    13 hours ago
    Gjirokastër: 40 artistët e një grupi koral, interpretuan muzikën tradicionale
    1 day ago
    Edhe SHBA po ndërton hekurudha me shpejtësi të lartë!
    1 day ago
    Turistë nga Holanda dhe Austria në Gjirokastër: Një nga vendet më të bukura
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Duken jorealë, por ekzistojnë vërtet, 10 fshatrat më të bukur në botë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Duken jorealë, por ekzistojnë vërtet, 10 fshatrat më të bukur në botë!
Udhë

Duken jorealë, por ekzistojnë vërtet, 10 fshatrat më të bukur në botë!

Last updated: 05/10/2022 9:20 PM
73 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

Në të vërtetë ekzistojnë fshatra aq të bukura në botë që duken si në përralla. Me ngjyrat pastel, shtëpitë e ndërtuara me gur e dru dhe rrugica të lulëzuara, me arkitekturën tipike e cila është ruajtur mirë, çati të ndërtuara prej kashte, muret me lule, aq piktoreske, peizazhe të fortesave mesjetare, kështjella antike, peizazhe të mrekullueshme, ku disa prej tyre që bëjnë pjesë edhe në Listën e Trashëgimisë së UNESCO-s – këto fshatra duken jorealë, por ekzistojnë vërtet, ja 10 prej tyre që mund t’i vizitoni.

Rothenburg ob der Tauber, Gjermani

Një fshat mesjetar në Bavari, i mbyllur brenda mureve të lashta të fortifikuara. Është një nga fshatrat më të vizituar në Gjermani, për arkitekturën tipike e cila është ruajtur mirë deri në ditët tona.

Mundesh me e lexu edhe…

Gjirokastër: 40 artistët e një grupi koral, interpretuan muzikën tradicionale

Gjendet përgjatë një prej rrugëve turistike më të frekuentuara Romantische Strasse, e cila lidh Füssen me Alpet bavareze, në rrethinat e të cilave ndodhen kështjella të famshme mbretërore të Bavarisë, ndër më të famshmet kështjella e Neuschëanstein, në Würzburg. Duket se Walt Disney është frymëzuar nga fshati Rothenburg ob de Tauber, kur në vitin e largët 1940 prodhoi filmin e animuar Pinoku.

- Advertisement -

Eguisheim, Francë

Është një fshat i vogël me pak më shumë se 1500 banorë, që ndodhet në Alsazia në veriperëndim të Francës, i cili bën pjesë në listën e fshatrave më të bukura të Francës.

- Advertisement -

Foroglio, Zvicër

Është një fshat mjaft piktoresk, me shtëpi që janë ndërtuar rreth e qark kishës së vogël që të kujtojnë jetën e gjeneratave të kaluara, të cilat praktikonin migrimin dhe jetonin në Val Bavona në kantonin Ticino nga pranvera në vjeshtë. Sfond i këtij fshati është një ujëvarë. Canton Ticimo në majë të Valle Maggia është një ndër më spektakolaret në Zvicër.

Gokayama, Japoni

Nga viti 1995 bën pjesë në Listën e Trashëgimisë së UNESCO-s bashkë me fshatin Ogi Shirakawa.

Këto dy fshatra janë të famshme për shtëpitë të ngritura në stilin gassho-zukuri, të cilat karakterizohen nga një çati e ndërtuar prej kashte, që të sjell ndër mend dy duar kur luten.

Vetitë e kashtës, të kombinuara me formën e çatisë i bëjnë këto ndërtime rezistente nga reshjet e mëdha të borës gjatë dimrit.

- Advertisement -

Hamnøy, Norvegji

Ky fshat i vogël peshkatarësh ndodhet në Ishujt Lofoten me pamje nga Vest Fjord (det në Norvegji). Njëherë e kohë, aty mund të shkohej vetëm nga deti, por kohët e fundit është ndërtuar një rrugë e mirë që e lidh me Reine, një tjetër fshat që shërben si qendër administrative.

Bibury, Angli

Është një nga fshatrat më të bukur të Europës që ndodhet në Gloucestershire, në Aglinë Juglindore. Shkrimtari anglez, William Morris, e cilësoi si fshati më i bukur në Angli.

- Advertisement -

Këtë bukuri përrallore ia japin shtëpitë prej guri që datojnë në shekullin XIV, të banuara nga pak më shumë se 600 persona, që shtrihen rreth e qark kishës antike saksone të Shën Marisë. Një tjetër tipar dallues janë muret me lule të pjesës më të madhe të shtëpive prej guri. Nëse ju ecni përgjatë lumit Coln, do t’ju duket vetja sikur jeni në një vend zanash.

Gasadalur, Danimarkë

Ky fshat spikat për bukurinë përrallore. Ngrihet mbi një kep të ishujve Faroe, thuajse në pjesën veriore të kontinentit, në Detin e Veriut. Rreth e qark nuk do të shihni tjetër veç ngjyrën e gjelbër dhe blu, sa do t’ju krijojë përshtypjen se jeni në një botë tjetër. Të gjithë adhuruesit e tregimeve fantastike, kanë mundësi të shumta për të kaluar një javë si në përralla. Emocionet do të jenë unike.

- Advertisement -

Hallstatt, Austri

Hallstatt, për shkak të pozicionit të saj, arkitekturës dhe kontekstit në të cilin ndodhet, konsiderohet fshati më i bukur në Austri. Është aq piktoresk sa që është përfshirë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.

Monemvasia, Greqi

Është një fshat idilik në Peloponez, ndërtuar në rrëzë të një shkëmbi dhe lidhet me plazhet e Greqisë nëpërmjet një rripi toke. Krahasuar me destinacionet tradicionale turistike është më pak i njohur, por jo më pak i bukur. Këtë mund ta kuptoni duke e parë nga lart.

Aty mund të shkoni nëpërmjet një ure, e cila në fakt nuk ju përgatit për peizazhin e një fortese mesjetare, ndërtuar në një anë të ishullit dhe e rrethuar nga mure të padepërtueshme.

Bagnone, Toskana

Bagnone është një fshat mesjetar që ndodhet në Toskana, në territorin e Lunigiana. Pika më e lartë dominohet nga një kështjellë antike. Duke ecur nëpër rrugët e ngushta e duke kaluar urën, do t’ju duket sikur po udhëtoni në të kaluarën Ndër të tjera ka edhe lokale të shumta që ofrojnë pjata tradicionale të vendit, të cilat mund t’i shijoni me peizazhe të mrekullueshme.

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Origjina e intervistave të punës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Njihuni me serialet më të mira të 25 viteve të fundit të zgjedhura prej kritikëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Ekspertët kanë konfirmuar se këta janë djathrat më të shëndetshëm në botë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Vajza e Christy Turlington gjurmëve të nënës

TAGGED: fshatra te bukur, Udhë
Arsim Buxhovi October 5, 2022 October 5, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lindsay Lohan rikthehet në aktrim
Artikulli i ardhshëm ‘Coffee and Tea Festival’ në Prishtinë
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

“Syri Qiellor”: Qyteti që të gjithë duan të vizitojnë për shkak të “pjatës” gjigante

3 Shikime
Udhë

Gjirokastër: 40 artistët e një grupi koral, interpretuan muzikën tradicionale

5 Shikime
Udhë

Edhe SHBA po ndërton hekurudha me shpejtësi të lartë!

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back