Dy të rinj nga Podujeva, Hana dhe Muhamed Kurtolli, i kanë sjellë medalje të arta Kosovës nga gara prestigjioze ndërkombëtare e matematikës, e mbajtur më 14 korrik 2025 në Barcelonë, ku morën pjesë përfaqësues nga mbi 40 vende të botës, shkruan Katror.info.
Muhamed Kurtolli u dallua me medalje për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore, ndërsa surpriza më e madhe ishte motra e tij, Hana Kurtolli, nxënëse e klasës 10/1 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, e cila arriti të zinte vendin e parë në mesin e të gjithë konkurrentëve, duke fituar medaljen e artë për Kosovën.
Ky sukses është një dëshmi e potencialit të madh që posedojnë të rinjtë e Kosovës në fushat shkencore dhe akademike, si dhe një frymëzim për gjeneratat e ardhshme. Paraqitja e Hanës me flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare u bë simbol i përkushtimit dhe dijes që përfaqësojnë nxënësit tanë./Katror.info