Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 18-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen e parë të së dielës Istogu do të ndeshet me Sigal Prishtinën.
Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 11 fitore e gjashtë humbje.
Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicasit janë liderë me 15 fitore e dy humbje, derisa kuqezinjtë renditën të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 18
E diel
17:00 Istogu – Sigal Prishtina
19:00 Trepça – Vëllaznimi.