Nëntogerët Arian Syla dhe Elhami Hazimi kanë përfunduar me sukses programin njëvjeçar të kalimit nga nënoficer në oficer, në Shkollën Trajnuese “Maltepe” në Izmir të Turqisë, që funksionon në kuadër të Akademisë Ushtarake me komandë në Ankara.
Gjatë këtij programi, oficerët e rinj kanë ndjekur trajnime bazike, akademike dhe praktike për t’u përgatitur për detyrat e tyre si oficerë në ushtri. Ky shkollim është realizuar në kuadër të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Në ceremoninë përmbyllëse ishte i pranishëm edhe atasheu ushtarak i Kosovës në Turqi, Nënkolonel Meriman Suka, i cili përgëzoi nëntogerët për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë studimeve./RTK/Katror.info