Disa ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos, u shfaqën emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve.
Ajo që ra në sy mes të gjithë protagonistëve të prezantuar, ishte padyshim ajo e Iljard Shabës kombinuar me të madhen Anna Oxa.

Iljard Shaba është një violonçelist profesionist, si dhe një interpretues DJ. Ai studioi muzikë në universitet dhe që nga mosha 16 vjeçare ai përsosi teknikën e tij me violonçelin, shkruan KosovaPress.

Në Itali ai u bë i njohur si protagonist i dueteve në Sanremo 2023 me Anna Oxa. Me këtë rast të dy kanë zgjedhur të ribëjnë kryeveprën “Un’emozione da poco”.