Janë ndarë €7,375,138 për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes të Qeverisë të Kosovës më 14 gusht, pas aprovimit të kërkesës së Ministrisë së Arsimit për ndarjen e këtyre mjeteve.
Ministrja, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media njoftoi se edhe këtë vit shkollor do të subvencionohet blerja e librave, ashtu siç ishte bërë në vitin e kaluar shkollor.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të subvencionohen edhe prindërit e nxënësve të klasave 6–9 për blerjen e librave, pasi vitin e kaluar u ishte ndarë buxhet vetëm për mjete shkollore.
Për vitin shkollor 2024/2025, prindërit e nxënësve të klasave 1 deri 5 do të marrin përsëri nga 80 euro, ndërsa ata të klasave 6 deri 9 do të subvencionohen me nga 110 euro.
Ky është viti i dytë që Ministria e Arsimit po zbaton formën e subvencionimit të blerjes së librave përmes prindërve. Aplikimi për subvencionim përmes platformës online e-Kosova është i hapur. /Katror.info