Në një intervistë për Vanity Fair, Ed Sheeran foli për ndikimin që ka pasur Eminem në jetën e tij.
Ai kujtoi se si mësimi përmendësh i teksteve të Eminem-it në fëmijëri e ndihmoi të kapërcente belbëzimin.
Ndërsa u pyet nëse është fansi më i madh i Eminem-it, ai qeshi: “E dua muzikën e tij, por ka njerëz që e çojnë këtë në një nivel tjetër”.
Ai kujtoi me lehtësi vargjet nga kënga “Criminal”, të cilat e mësoi me vështirësi për shkak të belbëzimit. Kur u takuan për herë të parë, Eminem tashmë e dinte historinë e tij. Prandaj nuk e adresuan fare dhe biseduan edhe për filmat e Marvel-it.
Tani, Ed e quan reperin me emrin e tij të vërtetë, Marshall: “Kur të gjithë në rrethin e tij e thërrasin ashtu, është e çuditshme nëse ti nuk e bën”./AP/Katror.info