Në moshën 31-vjeçare, anësori Eden Hazard ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren belge.
Sulmuesi i Real Madridit, me një karrierë të shënuar nga dëmtimet në vitet e fundit, e bëri njoftimin përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që ditët e fundit ishte raportuar nga shtypi vendas se kapiteni ishte gati ta shpallte këtë vendim.
Eden Hazard ishte në formacionin fillestar (dhe kapiten) në dy ndeshjet e para të Belgjikës në Kupën e Botës, kundër Kanadasë (1-0) dhe Marokut (0-2), por ai u zëvendësua gjithmonë rreth minutës së 60-të, ndërsa në ndeshjen e fundit dhe vendimtare e fazës së grupeve, kundër Kroacisë (0-0), ka hyrë vetëm tre minuta nga fundi, me skuadrën që është eliminuar dhe është kthyer në shtëpi.
“Sot kthehet një faqe. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për gjithë lumturinë që kemi ndarë që nga viti 2008. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Vazhdimi është gati. Do të më mungosh…”,- ka shkruar ai.
Për histori, Eden Hazard ka zhvilluar 126 ndeshje, ku ka shënuar 33 gola për kombëtaren e Belgjikës./Katror.info