Përpos Melos Gashit, i cili fitoi vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION, Kosova sjell edhe 10 kampionë dhe 5 medalje të arta nga gara ndërkombëtare e inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022.
Kështu njoftoi Akademia Brainobrain Kosovë në rrjetin e tyre social Facebook.
“Pesëmbëdhjetë fëmijët e Akademisë Brainobrain Kosovë sot morrën pjesë në Garat e 8-ta Ndërkombëtare të Aritmetikës mentale dhe të abakusit të mbajtura në Dubai, UAE, të organizuara nga Akademia Botërore e Brainobrainit dhe treguan rezultate të shkëlqyeshme, si nē vijim:
Dhjetë nxënës u shpallën fitues të titullit Champion (vendi i parë)-
për kategori dhe mosha të ndryshme:
1. Ag Abazi SHFMU “Afrim Gashi”- Hajvali,
2. Diell Baca SHFMU “Dardania”- Prishtinë,
3. Greta Grajçevci “Mileniumi i 3-te”
4. Heron Grajçevci “Mileniumi i 3-të”,
5. Lum Rrahmani “Akademia Ora”,
6. Lura Konjusha “New York School of Science”,
7. Molos Gashi “Mehmet Gjevori”,
8. Muhamed Tahirbegolli- SHFMU “Iliria”,
9. Nina Jakupi SHFMU ”Ismail Qemali” dhe
10. Vals Shehu SHFMU “Ismail Qemali”.
Ndërsa me titullin Gold Toppers (vende të dyta) u shpërblyen:
11. Ana Balaj SHFMU ” Ismail Qemali”,
12. Bora Sefa SHFMU “Ismail Qemali”,
13. Diell Tahiri SHFMU “Meto Bajraktari”,
14. Fron Zherka SHFMU ” Ismail Qemali” dhe
15. Yll Baca SHFMU “Dardania”.
I tërë ky sukses ishte rezultat i punës së Akademisë Brainobrain Kosova, e cila për vite me rradhë sjell rezultate të tilla.
Përkrahja institucionale shtetërore është e domosdoshme për këta fëmijë, si dhe do të ishte motivim edhe për fëmijët tjerë, që ta përfaqësojnë shtetin tonë në gara të ndryshme ndërkombëtare.”/Katror.info