Kanë mbetur edhe 14 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes.
Kështu ka njoftuar në Facebook, Ministria e Ekonomisë.
“Nëse keni filluar procesin e aplikimit për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje ose biznes, vini re që afati për të përfunduar është shumë afër, kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë për të aplikuar”, thuhet në njoftimin e ditës së djeshme.
Afati i aplikimit për fazën e parë është deri më: 30.09.2024
Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova, tek kategoria Grante dhe Subvencione.
Ministria e Ekonomisë i inkurajon të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit nga ky subvencionim. /Katror.info