Champions Leaguen futbolldashësit janë mësuar që ta ndjekin zakonisht të marteve e të mërkurave.
Por, gara më e fortë e futbollit evropian do t’i zhvillojë ndeshjet edhe sonte.
Gjashtë përballje tejet interesante pritet të zhvillohen edhe mbrëmjen e së enjtes, të ndarë në dy termine, dy nga ato në 18:45 dhe katër të tjera me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes do të luhet në “Stade Louis II”, në mes të Monacos dhe Barcelonës.
Formati i ri i Ligës së Kampionëve nisi të martën, pas më shumë se gjashtë vjet planesh, një propozimi të dështuar dhe një nisme jo të realizuar të Superligës evropiane.
Tani janë 36 skuadra dhe jo 32 sa ishin më parë. Secila do t’i luajë tetë ndeshje në vend të gjashtë, kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, dhe jo ndaj tre kundërshtarëve sa i kishin më parë në fazën grupore./Katror.info